Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Tunizi, partia Ennahda rikthehet në parlament | |
- Kryeministri në detyrë i Tunizisë Habib Essid njoftoi se së shpejti do të formohet një qeveri e re e koalicionit, duke përfshirë partinë Ennahda, e cila është partia e vetme fetare në vend. Qeveria e re shihet si një kompromis, pasi kabineti i propozuar nga Essid u refuzua fillimisht në parlament. Ligjvënësit do të votojnë gjatë kësaj jave për ratifikimin e qeverisë së re. Marrëveshja arriti të dielën, pasi kabineti i ri tunizian në krye me kryeministrin Essid u përball me kërcënim të refuzimit në parlament. Partia Ennahda, e cila pas rrëzimit të diktatorit Ben Ali mori pushtetin në mënyrë demokratike, mban numrin e dytë më të madh të vendeve në parlament. /mesazhi/:
| |
|