Kreu i partisë republikane popullore në Turqi, është shprehur pro kandidateve femra me shami në parlamentin turk, me kusht që të respektohen rregullat e përcaktuara qartë nga shteti.
Më parë, Kiliçdaroglu, qe shprehur në një takim me gazetarë, se ishte krejt e mundshme zgjidhja e çështjes së shamisë në Turqi.
Kur u pyet nëse partia e tij kishte ndërmend të fusë kandidate femra me shami në kokë, ai u përgjigj:”Nëse kërkesa, s’ka asnjë pengesë! Nuk mund ti themi askujt përse dëshiron të kandidosh në zgjedhje. Më parë, pati kandiduar një zonjë nga partia lëvizja kombëtare, e cila fitoi dhe u bë deputete në parlament. Ne nuk e kundërshtuam aspak këtë fakt. Këto debate që hapen lart e poshtë, nuk janë gjë tjetër veçse orvatje për të tërhequr vëmendjen nga çështjet madhore të vendit. Njerëzit në rrugë lëvizin të veshur me rrobat që pëlqejnë ata vetë dhe askush nuk i kundërshton për këtë. Por, nuk duhet të harrojmë se shteti ka rregulla të cilat duhet tu përmbahemi, ashtu siç u përmbahemi ne të gjithë.”
Kiliçdaroglu, theksoi se është e drejta e femrës me shami në kokë të ushtrojë aktivitet politik, të kandidojë për deputete dhe të zgjidhet si e tillë. Ai u shpreh se thjesht është kundër hedhjes së çështjes së hixhabit për diskutim publik, ndërkohë që vendi gëlon nga debate të nxehta më të rëndësishme. /islamieshtedrit/