Dielli ndriçonte si çdo hertjetër e rrezet e tija depërtonin edhe në dritaren e autobusit sikur të ishin bërë gati tamam për ndriçim të ndonjë skene filmi.
Udhëtarët hynin në autobus secili me disponimin e tij por se ç’më bëri përshtypje hyrja e një zonje me shami e cila mezi po barte valixhet e prapa i qëndronte një student që i kishte dalë në ndihmë zonjës me shami për të bartur valixhet deri tek autobusi. Gjersa zuri vend zonja gati se gjithë kishin hedhur vështrimin tek ajo dhe me nënvetëdije po prisnin rehatin e saj.
Gjersa zonja me shami po ulej një zonjë nga mbrapa po e vështronte me nënçmim, se si zonjës me shami iu deshtë gjithë ajo kohë të ulej dhe rehatoj.
Kur tamam u ul, sërish u ngrit zonja me shami dhe po shkonte tek karriget mbrapa për t’i dhënë dy ëmbëlsira studentit që i kishte ndihmuar rreth valixheve. Tani sërish vëmendja e udhëtarëve u përqendrua tek zonja me shami. Kësaj zonje nuk i mjaftuan me qindra falënderime dhe urata që i dha këtij studenti për pak bartje të valixheve që nuk i ka kushtuar ndonjë mund të madh studentit, por që t’ia kthej shumë më shumë u deshtë që t’ia jepte edhe ato biskota që kishte pasur në çantën e saj prej një zonje tipike shqiptare e myslimane.
Mbi të gjitha duhej të ngrihej dhe të shkonte mbrapa ndërkohë që mezi u rehatua në karrige ndërkohë që mosha ia lejonte që një gjë të tillë të mund ta bënte duke e ftuar atë që t’i merrte, por jo ajo nuk e bëri ajo shkoi dhe ia dha dy një për të dhe një për shoqëruesen e tij e ndërkohë që të tjerët mbanin vështrimin vëngër mbi të sikur po bënte diçka keq. Gjatë udhëtimit e sipër gjersa shumë mirë po dëgjonim programin e radios një telefonat e prishi këtë atmosferë.
Tani zëri i vetëm që dëgjohej ishte i zonjës nga mbrapa që në fillim e shikonte me nënçmim zonjën me shami. Gati i gjithë autobusi u familjarizua me problemin e saj banal që e shtjelloj deri në fund me zërin më të lart të mundshëm nga frika se mos ndoshta po ngelet kush pa dëgjuar. Sa e tmerrshme! Mua më trishton cingërima e telefonit në publik dhe nëse detyrohem të flasë, maksimalisht mundohem të flasë me zë të ulët dhe shkurt. Ndërkohë që dikush si ajo fare nuk brengosej për një shfaqje të tillë të lirë.
Diku iu afruar stacionit të ndaljes vazhdimisht më ngeli në kokë gjesti i zonjës me shami (një nëne apo gjyshe shqiptare, myslimane). Vetëm vështrimi i saj të ngjallte kujtim për gjyshet dhe nënat shqiptare që në ditët e sodit nuk ngjajnë më të tilla.
Nuk më la përshtypje kjo që thash më lart sa që kjo ngeli më shumë detaj, sa më la mbresë fakti që për një shërbim kaq të vogël ndjehu përgjegjësi që ta shpërblej djalin me qindra urata dhe në fund edhe me dhuratë.
Sa herë na ndodh që t’ua lirojmë vendin disa njerëzve të cilët më pas u duket vetja si të ishin ‘movie star’ sa që nuk të shikojnë me sy dhe mezi nxjerrin nga goja një fjalë ‘Faleminderit’ madje për ironi se shumë e gjatë u duket sot edhe në të folur të thonë ‘flm’.
Vërtet ne kemi ngelur shumë mbrapa me kulturë aq mbrapa sa nuk po i arrijmë gjyshet tona. A na ka ndodhur që për një shërbim kaq të thjeshtë të ndjejmë obligim që të falënderojmë dhe urojmë njerëzit kaq shumë si kjo zonjë ?!!!
A na ka shkuar ndonjëherë ndërmend një gjë e tillë ?!!! Faleminderit që e lexuat. Zoti ju dhëntë çdo të mirë për çdo fjalë që e keni lexuar dhe që rreth saj keni reflektuar. Faleminderit shumë, jashtëzakonisht shumë. Faleminderit !!!
A u ndihtë mirë nga ky falënderim ?!!! Vërtet larg nga kjo, a mendojmë për një falënderim tjetër atë më qenësorin e njeriut të urtë dhe të zgjuar, Falënderimin për më meritorin për Zotin e Vetëm. “Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë?” ( Kur’an; 36: 35.)
Muhammedi a.s. thotë: “Kush nuk falënderon njerëzit nuk falënderon Zotin”. Nuk bëhet kiameti pse ti je prishur, nuk bëhet kiameti pse ti je mos falënderues. Allahu çdo herë dërgon shembuj të tillë që zbusin zemrat tona. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! (Kur’an, 1: 2.)
Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim. Nur 31.