Një prej dijetarëve të hadithit, i nderuari Serijj-i Sakati, ishte duke u lexuar nxënësve të tij hadithin fisnik: "
Ai që nuk u qan hallet besimtarëve, nuk është prej nesh!" (shih.Hakim, lV, 352; Hejthemi, 1,87.), kur ndërkohë vjen një nga nxënësit dhe i thotë:
"Mësues! U dogj çarshia e Bagdadit dhe vetëm dyqani juaj ka shpëtuar.Përgëzime!"
Pas kësaj që dëgjoi, për të falënderuar këtë mirësi të Allahut Teala,tha:
"Elhamdulilah"
Mirëpo, menjëherë i erdhi në mendje hadithi që po u mësonte nxënësve të tij dhe,duke u zhytur thellë në fshehtësinë e urtësisë së këtij hadithi, bëri taube të madhe.Kjo, sepse për një çast pakujdesie që tregoi, nuk i erdhi ndërmend fatkeqësia e besimtarëve të tjerë dhe si pasojë, në atë moment nuk e zbatoi urdhërin profetik në lidhje me qarjen e halleve të besimtarëve.
Ai u mërzit aq shumë për këtë, saqë nuk e harroj këtë ndodhi për shumë vite dhe, pas tridhjetë vjetëve ,pendesën që kishte në zemër ia shpreh një mikut të tij, duke i thënë:
"Kam tridhjetë vjet që po bëj taube për një çast, kur u tregova i pakujdesshëm ndaj fatkeqësisë së vëllezërve të mi besimtarë...."
Shumë njerëzve as që u bie ndërmend të bëjnë taube për neglizhencën që tregojnë në marrëdhëniet me vëllezërit e tyre besimtarë, për indiferencën dhe për padrejtësitë që bëjnë.Kurse një i dashur i Allahut me zemër të ndjeshme, për një "Elhamdulilah" që tha në një çast pa menduar të tjerët, kërkon falje prej Allahut që tridhjetë vjet.Pra, ndryshimi i horizontit të shpirtit ndryshon edhe botëkuptimet,edhe konceptet.