"Ne kemi thënë: Kërkim-falja do të bëhet, kompensimi do të paguhet dhe bllokada në Palestinë do të hiqet. Nuk do të ketë normalizim pa këto '
Marrëdhëniet turko-izraelite nuk do të normalizohen deri sa Izraeli të heq bllokadën e rreptë në Rripin e Gazës dhe të nënshkruajë marrëveshje protokolli ndërmjet dy vendeve, tha të martën kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan.Para fillimit të negociatave mbi çështjen në mars të vitit 2013, Erdogan tha: “Ne kemi thënë: Kërkim falja do të bëhet, kompensimi do të paguhet dhe bllokada në Palestinë do të hiqet. Nuk do të ketë normalizim pa këto.”Ai këmbënguli gjithashtu se normalizimi do të ndodhë në momentin që ekziston zbatimi. Por në qoftë se nuk ka zbatim për kushtet e përmendura atëherë marrëdhëniet nuk do të kthehen në mënyrën se si ato ishin.Në një konferencë shtypi me homologun e tij spanjoll të mbajtur në Ankara, Erdogan tha se ai ka marrë falje nga Izraeli, por diskutimet e kompensimit janë ende në vazhdim.Ai shtoi se në qoftë se rrethimi izraelit, i cili vazhdon në Gaza që nga viti 2006, nuk është hjekur kjo do " të thotë se asgjë nuk ka ndodhur ".Media izraelite të martën tha se Izraeli do të paguajë 20 milionë dollarë për familjet e turqve të vrarë dhe të plagosur në sulmin izraelit në anijen me ndihma turke e cila ishte drejtuar për në Gaza në vitin 2010. Televizioni izraelit Channel II tha se një marrëveshje turko- izraelite është e pashmangshme, por turqit janë kundër një pike të caktuar në të.Komandot e Izraelit sulmuan një autokolonë të ndihmave, e njohur si Flota e Lirisë, e drejtuar për në Rripi e Gazës nëpërmjet Mesdheut, duke vrarë nëntë turq dhe plagosur disa të tjerë. Karvani me ndihma kishte për qëllim thyerjen e rrethimit të Gazës.Si pasojë, Ankaraja tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael ndërpreu lidhjet me Tel- Avivin. Turqia kërkoi nga Izraeli që të kërkojë falje, të paguajë kompensimet dhe të heqë rrethimin në Gaza për të rifilluar lidhjet normale./mesazhi/