Duke pretenduar se rezervat e armëve kimike e kanë humbur efektivitetin e tyre si armë strategjike Assad tha për Al-Akhbar se është i kënaqur ti heq qafe ato.
Bashar al Assad tha sot se këto armë janë vetëm barrë për ta dhe se posedojnë armë “shumë më të avancuara,” të cilat mund të shërbenin si parandalim dhe të paralizonin Izraelin përbrenda sekondave.”
Këto komente nga Assad vijnë në kohën kur masakrat e tij ndaj popullit sirain vazhdojnë ndërsa në anën tjetër qeveria në Damask ka rënë dakord për largimin e arsenalit kimik të armëve pasi është akuzuar për përdorimin e tyre. /mesazhi/