20 civilë u plagosën kur bashkëpunëtorët e regjimit sirian hapën zjarr mbi refugjatët e rrethuar, pasi ndihma ishte duke u shpërndarë.
E premte 31 Janar 2014 15:08
Pavarësisht, se për herë të parë ndihmat ushqimore më në fund u lejuan të hyjnë në kampin e rrethuar të refugjatëve Yarmouk në Siri, është raportuar se përderisa po shpërndaheshin ndihmat, kampi ishte vënë nën armë zjarri, duke plagosur 20 civil.
Një aktivist i quajtur Rami el-Sayid, i cili ishte aty kur punonjësit e UNRWA bën shpërndarjen e ndihmave dje, ka thënë se persona të armatosur hapën zjarr në kamp.
Al - Sayid pohoi se ka pasur grupe jashtë kampit të lidhura me regjimin që e mbanin kampin të rrethuar dhe nuk duan që ndihmat të shpërndahen, sepse ata po u shisnin mallra të refugjatëve me çmime shumë të larta.
Farhan Haq, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, tha se janë shpërndarë 26 pako ushqimore për refugjatët dje, por ato nuk janë të mjaftueshme për 18.000 njerëz në kamp, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë.
Në muajt e fundit, deri në 82 njerëz kanë vdekur nga uria në kampin Yarmouk, pasi banorët e tij janë të detyruar për të ngrënë mace dhe bimë të egra për të mbijetuar./mesazhi/