Kampi Yarmouk po vuan mungesën e ushqimit dhe ilaçeve, gjë që çoi në vdekjen e shumë refugjatëve palestinezë.
Yousef al-Modallal, shef i Departamentit të Refugjatëve në Ministrinë e Jashtme në Gaza, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë për të thyer rrethimin nga forcat e regjimit sirian në kampin e refugjatëve palestinezë Yarmouk në Damaskun jugor.
“Kampi Yarmouk po vuan mungesën e ushqimit dhe ilaçeve, gjë që çoi në vdekjen e shumë refugjatëve palestinezë,” ka thënë al-Modallal në një konferencë për shtyp të dielën.
Ai vazhdoi duke shtuar se qeveria e Gazës ka tentuar të kontaktojë me Kombet e Bashkuara dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për përshpejtuar përfundimin e bllokadës në kamp.
Sipas Grupit Veprues për Palestinezët e Sirisë, rreth 41 palestinezë kanë vdekur nga uria brenda kampit të rrethuar nga forcat e presidentit Bashar al-Asad. Grupi shprehu keqardhje se Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë Palestinës, nuk është më në gjendje të ofrojë ndihmë për banorët e kampit që nga shtatori i kaluar./mesazhi/