Turqia më në fund do të heq nga ligjet e saj nenin i cili e ndalon mbajtjen e vellos (hixhabit) grave të cilat punojnë në institucionet shtetërore, tha kryeministri Erdogan në një fjalim publik.
Një ligj i tillë ekziston që moti, por nga ardhja e kryeministrit të tanishëm në pushtet, Erdogan, ky ligj nuk është zbatuar në praktikë, por vetëm që ka ekzistuar në letër.
Me një paketë të ligjeve që do të sjellë qeveria turke, Erdogan tha se: “Kjo paketë do t’i zvogëlojë problemet, por t’i eliminojë, edhe pse dëshirojmë të bëjmë një gjë të tillë”, përcjellë fjalët e tij Hurriyet Daily News.
Erdogan gjithashtu tha:
“Është e vështirë për të bërë reforma, kur bllokimi është bërë një lloj i politikës,” duke shtuar se përkundër të gjitha kërcënimeve dhe sulmeve kundër partisë së tij, ata nuk kishin braktisur rrugën e tyre drejt demokratizimit.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që do të jetë e mirë për njerëzit tanë,” shtoi Erdogan.
Fundi i ndalimit të hixhabit erdhi së bashku me një seri të reformave të brendshme të cilat janë zbuluar në mesin e paketës së shumëpritur të demokratizimit këtë hënën.
Sipas Erdogan, qeveria do të heqë ndalimin e shalleve të kokës në institucionet publike, me përjashtim të gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe pjesëtarëve të ushtrisë, si pjesë e një amendamenti në nenin e pestë të ligjit./ferislam/