Bashkimi i nëpunësve civilë të Tregtisë (Memur-Sen) ka mbledhur më shumë se 11 milion nënshkrime në të gjithë vendin, si pjesë e një fushate për heqjen e ndalimit të shamive për nëpunësit civilë. Fushata është titulluar "10 milion nënshkrime për liri." Sindikata njoftoi të mërkurën se fushata e saj për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Turqisë përfundoi të martën dhe se ajo do të paraqesë nënshkrimet për Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan. Mbi gjysmë milion nënshkrime janë mbledhur në provincën Konia, ku peticionet nuk janë të zakonshme. Kreu i nëpunësve civilë të Tregtisë ka deklaruar se ndalimi i shamisë është në kundërshtim me Kushtetutën aktuale të Turqisë. "Turqia duhet të heqë qafe e kufizimevet e tilla kundër të nëpunësve civilë. Pasi kemi paraqitur nënshkrimet te kryeministri, qeveria, parlamenti dhe partitë politike duhet të bëjnë punën e tyre për të eleminuar këtë ndalim. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të kontribuojnë në përpjekjet për të shpëtuar vendin nga ky problem", deklaroi ai. Ndalimi i shamive ka qenë prej kohësh një çështje debati në Turqi.[justify]