Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Turqi: Kampi për refugjatët sirianë me kushtet më të mira | |
Një autor në New York Times vlerëson lartë një kamp refugjatësh sirianë të drejtuar nga autoritetet lokale turke dhe organizatat për sirianët në qytetin jug-lindor të Kilis. - Kodi:
-
Kampi i ri për refugjatët në Turqi në qytetin jug-lindor të Kilis është vënë në dispozicion për mijëra sirianë të cilët kanë kaluar kufirin për të kërkuar strehim nga lufta civile tri-vjeçare. Në një artikull të quajtur ‘Si të ndërtojmë kampin e përsosur për refugjatë’, Mac McClelland vlerësoi lartë kampin. Duke vlerësuar rendin dhe rregullin e 2,053 kontinierëve në kamp, i cili u hap në vitin 2012, McClelland vuri në dukje se kampi ishte i ndriçuar edhe natën në të njëjtën mënyrë si rrugët periferike, dhe se ekipet e sigurisë dhe shëndetit janë gjithmonë në gatishmëri sa herë që është e nevojshme. Shkollat dhe kopshtet, korridoret e gjera dhe muret e dekoruara janë në dispozicion për më shumë se 2.000 fëmijë, të cilët gjithashtu mund të argëtohen në shumë terrene sportive në kamp. Duke cituar një diplomat polak, kampi është thënë të jetë “Kampi më i mirë i refugjatëve në botë,” autori vuri në dukje se kampi nuk drejtohej nga OKB-ja, por tërësisht nga Turqia, të cilët në vend të përcaktimit të sirianëve si refugjatë, ata i trajtojnë thjesht si 14.000 ‘musafirë’. Një numër i refugjatëve në kampe mburreshin më qasjen në TV kanalet satelitore, kujdesin shëndetësor dhe dyqanet ushqimore të cilat janë edhe më të mira se ato që lanë pas në Siri. Një grua, banore e kampit, tha se ajo ndjehet e sigurt të dal jashtë edhe në orën 3 ose 4 të mëngjesit. Turqia ka shpenzuar së paku 2.5 miliardë dollarë në shërbim për këta musafirë, që nga fillimi i luftës dhe ka strehuar rreth 600,000 refugjatë sirianë - rreth një e katërta e të gjithë refugjatëve sirianë./mesazhi/
| |
|