Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Ushtria e Lire Siriane tregon kushtet per armepushim | |
- Ushtria e lirë Siriane nuk do ta pranoj planin e OKB-së për ndalimin e luftës, përderisa të përmbushen katër kushte që ata i kërkojnë. Këto deklarata i bëri të ditura Gjenerali Zahir Al Sakit. Al Sakit tha se ata pranojnë planin e të dërguarit special të OKB-së Steffan de Mistura, vetëm nëse e plotësohen kushtet si në vijim: kriminelët e luftës, të cilët përdorën gaz kimik kundër civilëve të vihen para drejtësisë,milicitë të cilat luftojnë përkrah regjimit të Asadit të largohen nga vendi, të ndalohen sulmet ajrore, dhe të burgosurit, vecanërisht femrat të cilat gjenden në burgjet e regjimi Assad, të lirohen. De Mistura ka paraqitur planin e tij për të ndalur dhunën në Siri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajit Tetor. “Ne jemi duke kërkuar dicka më ndryshe, e që nuk duhet të imponohet nga asnjëra palë. Duhet të arrihet një marrëveshje që “ngrinë” konfliktin në ato zona dhe që jep mundësi për disa ndihma humanitare” tha i dërguar special. Sipas OKB-së, konflikti në Siri, i cili filloi në mars 2011, ka marrë jetën e afro 200.000 personave, shumë prej tyre civilë gra dhe fëmjë. /mesazhi/:
| |
|