Më shumë se 40 ushtarë të milicisë nga grupi shiit libanez, Hizbullah, u vranë në një pritë nga ana e Ushtria e Lirë siriane në Aleppo. Lajmi u bë i ditur sot në mëngjes nga vet çlirimtarët e FSA.
Ushtria e Lirë Siriane (FSA) ka thënë ajo kishte në shënjestër autobusët që transportonin ushtarë sirianë dhe luftëtarët e Hezbollaht në mes të fshatrave al-Bouz dhe el-Khanasir. Sipas tyre, kjo ishte një "pritë".
Mediat e opozitës, ndërkohë, raportuan përleshje të rënda midis FSA-së dhe Hezbollahut. Ato gjithashtu raportuan përleshje në zona të tjera në krahinën veriperëndimore, ku regjimi ka në shënjestër qytetin Tal Rafaat. Hizbullahu arriti të marrë qytetin strategjik të Kusejr, qytet i cili kufizohet me Libanin. Luftëtarët nga ky grup militant, të mbështetur nga Irani, publikisht udhëhoqën një sulm 17 ditor mbi Kusejr.
Menjëherë pas disfatës, grupi kryesor i opozitës së Sirisë, Këshilli Kombëtar Sirian, tha se Perëndimi dhe Lidhja Arabe duhet të marrin masa dhe ta shpëtojnë Sirinë nga pushtimi iranian.
/mesazhi/