Trupat besnike të presidentit sirian Bashar al-Asad kanë nisur një ofensivë ushtarake të shtunën kundër kryengritsve ne qytetin Homs, qyteti i tretë më i madh i vendit dhe një qendër e kryengritjes dy vjeçare kundër sundimit të tij.
Aktivistët thonë se avionët dhe mortaja të njëpasnjëshëm goditën territorin dhe ushtarët sulmuan rrethin e Khalidiyah, ku televizioni shtetëror njoftoj për "përparim të madh".
Sulmi në qytetin Homs vijon sulmet e ushtrisë së Asadit, të mbështetur edhe nga militantët e Hezbollahut libanez.
Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë në konfliktin 27 muajsh në Siri.
Lufta civile ka shtyrë edhe 1.7 milion refugjatë të kërkojnë strehim në vendet fqinje.