Një zëdhënës izraelit njoftoi se Izraeli nuk do të negociojë më me fraksionet palestineze, ndërsa Gaza vazhdon të jetë nën zjarr.
"Izraeli nuk do të negociojë më me Hamasin," tha zëdhënësi i kryeministrit Benjamin Netanyahu në llogarinë e tij Tëitter.
"Izraeli do të veprojë për të mbrojtur qytetarët e saj duke bërë “çdo përpjekje” që të mos dëmtojë civilët në Gaza," tha ai.
Zëdhënësi ka akuzuar fraksionin palestinez Hamasit për shkelje të një armëpushimit, ndërsa Izraeli hodhi raketa vetëm një orë pas mbarimit të armëpushimit, ku mbeti i vrarë një i ri palestinez.
Fraksionet palestineze dhe Izraelite zhvilluan bisedime indirekte në Kajro për të zgjatur armëpushimin, por nuk u arrit marrëveshje, pasi fraksionet palestineze kërkuan miratimin e kushteve ndaj Izraelit, duke përfshirë edhe heqjen e bllokadës në Rripin e Gazës dhe krijimin e një porti detar.
Rripi i Gazës, shtëpi e 1.8 milionë palestinezëve, ende nuk ka marrë frymë nga sulmet izraelite që zgjatën për një muaj, e që morën jetën e gati 1900 banorëve, kryesisht civil. /mesazhi/