Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Shtyhen negociatat mes Izraelit dhe Palestinës | |
- Negociatat mes Izraelit dhe Palestinës, të planifikuara për sot, janë shtyrë. Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas), Fevzi Berhum, ka konfirmuar se negociatat e planifikuara për të hënën janë shtyrë për shkak të ngjarjeve në gadishullin Sinaj. Sipas tij, delegacioni i Hamasit nuk mund të hyjë në Egjipt sepse pas sulmit me bombë në Sinaj është mbyllur kalimi kufitar Refah, i vetmi kalim zyrtar mes Egjiptit dhe Bregut Perëndimor. Berhum shtoi se delegacioni i Hamasit me mirëkuptim e ka pranuar këtë vendim, por nuk ka mundur të tregojë asgjë në lidhje me datën tjetër të mundshme të negociatave. Në anën tjetër, presidenti i delegacionit negociator palestinez, Azzam Al-Ahmed veçmas ka mbërritur në Egjipt për të marrë pjesë në negociata. Të premten në veri të Gadishullit Sinaj janë kryer dy sulme me bomba në të cilat janë vrarë 30 ushtarë, ndërsa 31 janë plagosur. Menjëherë pas kësaj presidenti egjiptian Abdul Fettah al-Sisi ka deklaruar se në afërsi të kufirit me Gazën do të merren masa shtesë sigurie dhe kështu, siç tha ai, "problemi i terrorizmit do të zgjidhet nga rrënjët". Me këtë rast edhe është mbyllur kalimi kufitar Refah. /trt/:
| |
|