Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Kampet turke strehojnë mbi 220,000 Sirian | |
- Numri i refugjatëve sirianë të strehuar në kampet e Turqisë kanë arritur në 220.100, njofton agjencia e menaxhimit emergjent të Turqisë (AFAD). Refugjatët nga lufta civile siriane janë duke u strehuar në 16 qytete-tendë dhe gjashtë kontejnerë. "14.690 refugjatë jetojnë në Hataj, 33.834 në Gaziantep, 37.689 në Kilis, 72.601 në Sanliurfa, 15.834 në Kahramanmaras, 9363 në Osmaniye, 9511 në Adijamani, 11.414 në Adana, 8122 në Mardin dhe 7,042 në Malatya, njofton AFAD. Të gjitha nevojat e tyre; nga ushqimi, uji, kujdesi mjekësor, siguria dhe arsimi janë përmbushur nga AFAD. Sipas informacioneve zyrtare, 482.744 Sirian kanë hyrë në Turqi deri më tani, ndërsa 262.644 prej tyre u kthyen në vendin e tyre. Më shumë se dy milionë sirian u detyruan të kërkonin strehim jashtë vendit që nga lufta civile siriane që filloi në mars 2011. Nëntëdhjetë e shtatë për qind e këtyre refugjatëve jetojnë në vendet fqinje si Jordania, Libani , Iraku dhe Turqia. Më shumë se 150,000 persona janë vrarë gjatë tre viteve të konfliktt.:
| |
|