Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Regjimi sirian ka spiunuar Turqinë | |
- Forcat opozitare në Idlib kanë konfiskuar disa dokumente siriane të inteligjencës nga regjim sirian, ku jane zbuluar informacione në lidhje me lëvizjet kufitare të ushtrisë turke. Korrespondenti i Agjencisë Anadolu ka pasur qasje në tre dokumente, te cilat, vertetojnë se shërbimet sekrete të Bashar al Asad kanë pergjuar dhe mbajtur evidenca mbi veprimtarine turke ne kufi . Raporti i parë i inteligjencës, i shkruar më 13 mars 2015, zbuloi se regjimi sirian monitoronte patrullat dhe vendosjen e trupave të ushtrisë turke, si dhe numrin e ushtarëve dhe automjeteve. Dokumenti i dytë, i shkruar më 16 Mars 2014, ka ekspozuar spiunimin e regjimit për refugjatët sirianë dhe ka mbajtur evidenca mbi ndihmat që ata marrin nga qeveria turke. Dokumenti i tretë, i shkruar më 20 shtator 2012, ka vlerësuar situatën në pikën kufitare Bab el-Hawa, si dhe lidhjet me forcat e opozitës dhe spitalet në terren. Fraksionet e opozitës siriane morën kontrollin e plotë të Idlibit dy javë më parë. Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar të paktën 154 të vdekur, duke përfshirë 54 fëmijë dhe 39 gra, në sulmet ajrore të regjimit në Idlib që nga 27 marsi. /mesazhi/:
| |
|