Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] 500 civilë të vrarë nga regjimi sirian që nga 20 tetori | |
- 527 civilë janë vrarë dhe rreth 2 000 janë plagosur nga këto sulme që parashikojnë 12 provinca siriane që prej 20 tetor. Më shumë se 500 civilë janë vrarë si pasojë e rreth 2 000 sulmeve të kryera nga regjimi sirian që prej 20 tetorit, konfirmoi një OJQ siriane duke i dënuar këto sulme si një krim lufte. Regjimi i Beshar Esad duhet të bëjë pjesë në Librin e rekordeve Guinnes për kryerjen e 2 000 sulmeve ajrore kundër popullit të tij këto 40 ditët e fundit”, nënvizoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). “Që prej shfaqjes së avionëve të parë luftarakë, asnjë regjim në histori nuk ka përdorur kaq avionë luftarakë kundër popullit të tij”, theksoi drejtori i kësaj organizate, Rami Abdel Rahmane, OJQ-ja e të cilit mbështetet në një rrjet të gjerë militantësh dhe personeli mjekësor në vendet e shkatërruara nga lufta që prej muajit mars 2011. Sipas organizatës në fjalë, 527 civilë janë vrarë dhe rreth 2 000 janë plagosur nga këto sulme që parashikojnë 12 provinca siriane që prej 20 tetor.:
| |
|