Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Lufta civile në Siri, 1987 persona të vrarë gjatë muajit tetor | |
- Sipas raportit të publikuar nga Organizata siriane për të Drejtat e Njeriut (SNHR), forcat e rrëgjimit të Asadit në muajin tetor kanë vrarë 1,113 civilë, prej tyre 216 fëmijë dhe më shumë se 121 gra. Në raport përmendet se forcat e regjimit të Asadit në sulmet e organizuara apo në konfliktet e armatosura kanë vrarë edhe 492 opozitarë dhe në konfliktet e armatosura mes ISIL dhe opozitarëve kanë humbur jetën 38 opozitarë. Duke iu referuar raportit në këtë kohë thuhet se 118 persona janë vrarë nga torturat e regjimit dhe 124 persona nuk mund të përcaktohet se nga kush janë vrarë. Në raport njoftohet se ISIL ka vrarë 39 civilë, përfshirë 1 fëmijë dhe 1 grua, ndërsa opozitarët kanë vrarë 54 civilë duke përfshirë 17 fëmijë. Në raport gjithashtu përmendet se forcat e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIL të udhëhequr nga SHBA kanë vrarë 9 civilë. Organizata siriane për të Drejtat e Njeriut në raportin e saj të mëparshëm për muajin shtator kishte njoftuar se në Siri kanë humbur jetën 2,375 persona./aa/:
| |
|