SHBA
Agjecia Kombëtare e Sigurimit (NSA), kohët e fundit ka gjurmuar mbi 60 milion thirrje telefonike në Spanjë vetëm gjatë një muaji, njofton një gazetë spanjolle, duke cituar një dokument i cili ishte pjesë e dokumenteve të marra nga ish kontraktori i NSA-së Edward Snowden.
Qeveria e Spanjës deri më tani ka thënë se nuk ishte në dijeni se qytetarët e saj ishin spiunuar nga NSA, e cili po akuzohet për qasjen në dhjetëra mijëra telefonata të shtetasve spanjollë dhe francezë, si dhe për monitorimin e telefonit të kancelares gjermane Angela Merkel .
Spanja u ka rezistuar thirrjeve nga Gjermania, e cila kërkoi nga 28 shtetet e Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje për ndalim spiunazhi. /mesazhi/