Spanja tha se është e gatshme të japë shtetësi për pasardhësit e hebrenjve Sefardikë të cilët u dëbuan nga Andalusia, e njëjta e drejtë nuk është ofruar për muslimanët.
Një javë pasi Spanja ka vendosur se hebrenjtë Sferadikë, të cilët janë pasardhës të Moriscos dhe ishin dëbuar nga Spanja jugore në mes viteve 1492 dhe 1609 mund të kenë shtetësinë, një grup i muslimanëve ka kërkuar që Spanja t’iu jep muslimanëve të njëjtat të drejta.
Muslimanët sunduan në Andaluzi, në jug të Spanjës, nga shekulli 8-të deri në shekullin e 15-të. Inkuizicioni spanjoll iu dha banorëve muslimanë dhe hebrenj tre zgjedhje: të ikin, të kthehen në katolikë ose të vriten. Përderisa shumë janë vrarë, muslimanët dhe çifutët që ishin në gjendje për të shpëtuar ikën në Afrikën e Veriut dhe në pjesë të Perandorisë Osmane.
Ministri i Drejtësisë në Spanjë, Alberto Ruiz-Gallardon tha se Spanja u ka borgj bashkësisë hebreje Sferadike për përhapjen e gjuhës dhe kulturës spanjolle në mbarë botën, mirëpo shumë dyshojnë se vendimi i Spanjës është rezultat i drejtpërdrejtë i situatës së tyre të skajshme ekonomike dhe është përpjekje për të tërhequr investitorët e pasur hebraik.
Ligji lejon që rreth 3.5 milionë banorët e vendeve ku shumë Sferadikë u vendosën përfundimisht, si në Izrael, Francë, SHBA, Turqi, Meksikë, Argjentinë, mund të aplikojnë për shtetësi spanjolle.
Megjithatë, muslimanët të cilët janë dëbuar nga Andaluzia kanë kërkuar të dinë se pse e njëjta e drejtë nuk iu është dhënë atyre. “Shteti spanjoll duhet të japë të drejta të njëjta për të gjithë ata që janë dëbuar, përndryshe vendimi i tyre është selektiv, nëse jo racist,” tha për agjencinë e lajmeve EFE Bayi Loubaris, kryetar i Shoqatës për Trashëgiminë Historike të Andaluzisë.
Në Spanjë jetojnë 1.6 milionë muslimanë që përbëjnë rreth 3.4 përqind të popullsisë së përgjithshme, por vetëm 464,978 janë shtetas spanjoll./mesazhi/