Një anëtar i lartë i Këshillit Kombëtar të Egjiptit për të Drejtat e Njeriut ka zbuluar se Lideri i Përgjithshëm i Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Badie refuzoi të takohet me delegacionin e Këshillit jashtë burgut Tora, duke u thënë atyre që të shkojnë dhe ta vizitojnë sheshin Rabaa El- Adevije. Kjo sinjalizon një kërkesë të Vëllazërisë Myslimane për të hetuar goditjen e përgjakshme të ushtrisë ndaj mbështetësve të presidentit Muhamed Mursi.
Forcat egjiptiane të sigurisë dhe ushtria sulmuan protestuesit anti - grusht-shtetit në sheshin Rabaa Al- Adevije në lindje të Kajros dhe Sheshin Nahda në perëndim të Kajros më 14 gusht duke lënë mijëra të vdekur dhe të plagosur. Protestuesit paqësorë kundërshtuan përmbysjen ushtarake të presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Egjiptit, Muhamed Morsi .
Vëllazëria myslimane akuzon forcat egjiptiane të sigurisë për vrasje të planifikuar gjatë operacionit famëkeq, ndërsa ushtria pretendon se mbështetësit e Mursit posedonin armë të cilat ata i kishin përdorur për të sulmuar forcat e sigurisë. Ky pretendim doli i pabazë gjatë pastrimit të sheshit Adevije, dhe pas inspektimit të viktimave të cilët me vete nuk kishin asgjë përvec Kur’anit të Shenjtë.
Në delegacionin e Këshillit për të Drejtat e Njeriut ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga partitë Nur dhe Ëasat. Edhe Liderët e lartë të Vëllazërisë si Hajrat Al – Shatir dhe Saad Katatni kishin refuzuar të takohen me delegacionin.
Vëllazëria Myslimane gjatë tërë kohës ka theksuar qasjen paqësore të grupit, dhe akuzon forcat egjiptiane të sigurisë për vrasjen e civilëve protestues të cilët kërkonin kthimin e legjitimitetit të presidentit Mursi. /Mesazhi/