Këtyre ditëve ata që kan rast ta vizitojnë Turqinë, ose sadopak përcjellin ngjarjet apo lexojnë gazetat, dëgjojnë lajmet, thjeshtë do të vërejnë diçka që rrallë ka ndodh në Turqi. Turqia është në krizë. Popullin gati të tërin e ka kapluar brenga, ka frikë, të gjithë flasin për gjendjen e krijuar, por, thuajse askush nuk di se çka në fakt është duke ndodh! Andaj për Turqinë po brengoset e tërë popullsia e besim islam në Ballkan.
Ju përkujtojmë se të premten e kaluar, me vendim të Bashkësisë Islame të Malit të Zi , në të gjitha xhamitë e vendit jan kryer lutje për Erdoganin dhe Turqinë.
Ndërsa me e iniciativë të studentëve të Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës ( IUS ), në lidhje me ngjarjet aktuale në Turqi, nesër pas namazit të xhumasë në xhaminë e Hysrevbegut në Sarajevë do të bëhet lutje për përkrahjen e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdoganit .
Nismën e studentëv të Sarajevës e kan përkrahur edhe Unioni i studentëve turq ( MTTB ), mxënësit e medresesë Gazi Hysrefbeut dhe indivit të shumtë.
Musa Kosa , një nga organizatorët e këtij aktiviteti për Agjensine Anadolia, tha se përpjekjet për ta dobësuar Turqinë ka fillluat me protestat në Geza park në muajin maj të viti 2013, dhe arriti kulmin me ngjarjet në fund të dhjetorit, dhe se studentët turq në bashkëpunim me kolegët boshnjakë vendosën që në këtë mënyrë të japin mbështetje kryeministrit Erdogan, duke respektuar vullnetin e popullit turk.
Duke theksuar se deklarata e Erdoganit, ” Ne kemi lutjet mjaft nga Bosnja, ” kur ai foli në një tubim në Ankara pas kthimit nga Pakistani , ishte udhëzim për këtë iniciativë, Kose tha se studentët dhe qytetarët e tjerë pas faljes së xhumasë do të mblidhen para xhamisë dhe do të luten për kryeministrin Erdogan dhe Turqinë .
Duke vënë në dukje se përparimi i Turqisë ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës në BiH, Kosa ka thënë se, në qoftë se miratohet nga Bashkësia Islame në BeH, aktivitete të ngjashme do të bëhen edhe në xhanmitë tjera.
Disa shoqata të ndryshme të qytetarëve në mbarë B dhe H kanë bërë të ditur se javën e ardhshme do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Erdoganit dhe Turqinë.
Ismet Azizi (Breziiri)