Sipas gazetës turke Yeni Shafaq, e cila është e afërt me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan, kreu i Shërbimit Informativ turk Hakan Fidan pritet të paraqesë një rekomandim të kryeministrit turk për të anuluar marrëveshjet e bashkëpunimit me inteligjencën izraelite.
Sipas gazetës turke, marrëveshjet në fjalë kanë lejuar Izraelin të punoj në territorin turk, përpara se Erdogan të kishte kompetenca të plota mbi vendin. Përpara se Erdogan të vinte në pushtet, Mosadi dhe inteligjenca turke kishin zhvilluar ushtrime të përbashkëta ushtarake mes dy vendeve dhe kishin një marrëveshjeve për të përmirësuar dhe zhvilluar avionët Phantom. /mesazhi/