Zeliha Çiçek u sulmua në metro të Vjenës për shkak të mbajtjes së shamisë.
Një grua 37-vjeçare turke në Austri u sulmua në një tren në Vjenë, për atë që besohet të jetë një sulm islamofobik, është raportuar të mërkurën.
Zeliha Çiçek tha se ajo beson se ajo ishte në shënjestër në metro të Vjenës vetëm për shkak të mbajtjes së shamisë, dhe është muslimanja e tretë që sulmohet në Vjenë në muajin e fundit, njoftoi The Lokal.
Çiçek, e cila ishte duke folur me motrën e saj në telefon ndërsa udhëtonte në tren nëntokësor, tha se ajo u sulmua nga një grua e cila filloi të bërtas, të shajë, të abuzojë atë në anglisht.
Unë me qetësi i thashë asaj se ajo mund të fliste me mua në gjermanisht dhe papritmas ajo u ngrit dhe më goditi mua në fytyrë. Më ra telefoni im dhe ajo e theu, unë isha aq e tronditur, tha ajo për gazetën Kurier, duke shtuar se gruaja e sulmojë, gjithashtu, një burrë anglez i cili erdhi për t’i ndarë ato.
Rreth 7% e popullsisë së Austrisë është myslimane, shumica e të cilëve janë turq./mediaelire/