Thirrja që Presidenti Abdullah Gyl i bëri Bahrejnit nuk mbeti pa përgjigje.
Një grup doktorësh të cilët bënë grevë urie për të protestuar
arrestimin e demonstruesve kundër regjimit në Bahrejn janë lënë të lirë.
Presidenti Abullah Gyl fundjavën e kaluar u takua me Mbretin e Bahrejnit, Hamad bin Isa al Halife.
Në takimin e Gylit me Mbretin e Bahrejnit i cili erdhi për një vizitë
të posaçme në Stamboll, u ngrit në rend edhe mbajtja nën arrest e
doktorëve në Bahrejn.
Presidenti Abdullah Gyl kërkoi lënien e lirë të doktorëve dhe kjo kërkesë nuk mbeti pa përgjigje.
Një grup doktorësh të mbajtur nën arrest në Bahrejn janë lënë të
lirë, kurse gjyqet e hapura për ta bëhet e ditur se nuk janë anuluar.