Mbreti i Bahrejnit ka marr vendim që çdo familje të këtij vendi t’u dhuroj nga 1000 dinarë (2.650 dollarë), në një përpjekje të re për të fituar përkrahjen e popullit, përpara nisjes së protestave të cilat janë planifikuar gjatë javës së ardhshme.
Shumica e analistëve konsiderojnë së në këtë moment në Bahrejn nuk ekziston ndonjë rrezik për rrëzimin e regjimit sikur që ndodhi në Tunis dhe Egjipt. Megjithatë, ata pajtohen se ky vend është më i ndjeshëm për trazira në rajonin e Gjirit Persik, njofton REL.
Në Bahrejn deri tani nuk ka pasur trazira rrugore, por qeveria në javët e fundit ka bërë disa lëshime, siç janë investimet më të mëdha në shpenzimet sociale dhe lirimi i të miturve të cilët u arrestuan gjatë aksionit kundër grupeve shiite vitin e kaluar.
Bahrejni është nga vendet e pakta arabe ku shumica e banorëve i takojnë Islamit shiit. Tensionet mes familjes mbretërore dhe shumicës shiite janë të një intensiteti të vogël, edhe pse para zgjedhjeve, në tetorin e kaluar, kishte përleshje.
(Breziiri)