Gjermani Selim Reid, prindërit e të cilit vijnë nga Iraku, e zgjodhi problemin e myslimanëve të cilët nuk dëshirojnë të hipin në taksi me femra. Reid themeloi kompaninë "Muslim Taxi" e cila ndanë udhëtarët sipas gjinisë, për ta respektuar traditën myslimane se burrat e gratë nuk mund të voziten bashkë. Reid tha se për këtë punë ishte inspiruar që në vitin 1996 kur prindërit e tij po voziteshin me taksi, ndërsa një taksist i kritikoi për shkak të traditave myslimane, shkruan Huffington Post. "Shoferi i taksisë më së tepërmi ankohej për të huajt që vinin në Gjermani dhe për faktin se nëna ime mbante një shall rreth qafës", tha Reid. Edhe pse "Muslim Taxi" tingëllon si shumë restriktiv, Reid thotë se kjo kompani do të siguroj për myslimanët më shumë të drejta dhe më shumë respekt për imigrantët.