Dr. Muhamed El-Arifi A e keni dëgjuar apo lexuar ndodhinë e ''Plakut të urtë dhe udhëtarëve të trenit ''? Nëse jo, atëherë lexojeni tani!! Është shumë ekspresive !! Shumë domethënëse !! Është shumë specifike për secilin prej nesh !! Unë, ti, ai dhe ajo sigurisht se na ka rastisur që ta përjetojmë këtë ngjarje për çdo moment.
Kjo ngjarje ka ndodhur në një tren udhëtarësh, një ditë kur kishte rënë bilbili që sinjalizoi kohën e nisjes dhe të gjithë udhëtarët kishin hipur në tren me përjashtim të plakut të urtë i cili arriti me vonesë por që fatmirësisht nuk e humbi trenin.
Plaku i urtë arriti që me vështirësi të hipte në tren dhe me të hipur pa se njerëzit kishin zënë vendet e tyre andaj u drejtua drejtë kabinës së parë në të cilën gjeti disa fëmijë që po loznin dhe tallshin ndërmjet veti. I përshëndeti me Selam, ata u gëzuan sapo e panë fytyrën e ndritur të plakut, fytyrën e cila po shndrite nga nuri i pleqërisë dhe flokët e thinjura të plakut ia shtonin edhe më shumë dritën këtij nuri në fytyrën e tij, i cili para tyre u shfaq me prestigj, urtësi dhe dinjitet. Mirë se vjen xhaxha, gëzohemi që të shohim, ishte përgjigjja e fëmijëve. Ndërsa plaku i pyeti se a e lejonin të ulej në kabinën e tyre? Një njëri si ti e bartim mbi kokat tona, u përgjigjen fëmijët, por... por... ne jemi fëmijë, jemi ende të vegjël, jemi ende duke u rritur dhe kemi dëshirë të lozim e të tallemi në mes veti andaj frikësohemi se mos po të pengojmë, mos po të shkaktojmë zhurmë dhe kjo të sjellë pakënaqësi, mandej vetë prezenca jote na bënë të ndihemi ngushtë dhe kjo na e kufizon lirin tonë për të luajtur. Andaj pse nuk shkon tek kabina tjetër, atje me siguri se të gjithë do të presin me gëzim prezencën tënde. Ky ishte arsyetimi i fëmijëve dhe plakut të urtë nuk i mbeti gjë tjetër vetëm se të drejtohet drejt kabinës së dytë në të cilën gjeti tre djelmosha që në dukje dukej të ishin nga fundi i shkollës së mesme, me vete kishin mjete llogaritëse dhe trekëndësha, ishin shumë të zënë me zgjidhjen e ekuacioneve matematikore dhe diskutimin rreth teorive fizike. I përshëndeti me Selam. Ah, sikur të shihje gëzimin në fytyrat e tyre, ishin shumë të lumtur me të parë plakun fytyrë-ndritur, e përshëndeten dhe i uruan mirëseardhje duke shfaqur shenjat e gëzimit, '' Mirë se vjen njëri i urtë '', u shprehen djelmoshat.
Plaku i urtë u kërkoi leje për tu ulur, ndërsa djelmoshat ia kthyen '' Është nder dhe kënaqësi për ne por siç po e vëreni edhe vetë ne jemi të zënë me zgjedhjen e disa ekuacioneve dhe përgatitjen për provimet e fund vitit andaj kemi frikë se mos ndoshta mund të e humbim kontrollin dhe të ngremë zërin duke të bërë zhurmë e kjo nuk do të te le të qetë dhe nuk do të mund të ndiesh rehat e po ashtu edhe ne ndoshta do të ndihemi në siklet me prezencën tende dhe nuk do të mund të e shfrytëzojmë këtë udhëtim që të përgatitemi për provimet e fund vitit, por pse nuk shkon tek kabina tjetër se me siguri se do të gjeni vend pasi që çdo kush që e sheh këtë fytyrë nurë do të ketë nderë që të shoqërohej me të.
Plaku i mbështetur në Allahun xh,sh u drejtua për tek kabina tjetër në të cilën gjeti një burrë dhe një grua që dukej se ishin në muajin e mjaltit, pasi që dëgjohej fjalë romance, shprehje ndjenjash për dashuri, qeshje etj. I përshëndeti ata me selam dhe u kërkojë leje për tu ulur. Por arsyetimi ishte i njëjtë, dhe kështu plaku vazhdoi kërkimin e një vendi të lirë në tren derisa arriti në kabinën e fundit dhe në të gjeti një familje në përbërjen e të cilës ishin prindërit dhe fëmijët e tyre, i përshëndeti ata me selam dhe për çudi ende pa kërkuar prej tyre leje që të ulej babai i tha njërit prej djemve të tij që të ulej në prehrin e vëllait, ndërsa tjetrit që të e largonte çantën dhe të ulej në prehrin e nënës kështu që i liruan vendin plakut të urtë.
E falënderoi Allahun xh,sh që më në fund gjeti vend që të ulej pas gjithë asaj lodhje që pati duke kaluar sa në njërën në tjetrën kabinë.
Treni u ndal në një nga stacionet e tij, në tren hipi një njëri i cili po shiste ushqime të gatshme, plaku e thirri dhe kërkoi që ta shërbente familjen me at që dëshironin për të ngrënë ndërsa për veti mori dy sandviçë me djathë. Familja mori at që dëshirojë, ndërsa të gjithë kishin mbetur të stepur, të gjithë thoshin në vetën e tyre se ai donte të ulej me ne por..., por nuk mbarojë me kaq...?? Plaku qerasi familjen edhe me pije, me pemë dhe me revista..., por çudia e mbërriti kulmin e saj kur treni ndaloi në një nga stacionet e tij e që ishte me ndryshe se zakonisht.
Stacioni ishte i stërmbushur me ushtarak, burrështetas, gazetarë, ishte i zbukuruar teje mase, treni ndaloi dhe në të hipi një gjeneral i cili kërkoi nga udhëtarët që të mos lëviznin derisa të zbriste mysafiri i mbretit pasi që mbreti vetë kishte dal në pritje të tij. Të gjithë ishin shtangur në pritje të mysafirit, dhe për çudinë e të gjithëve mysafiri i mbretit ishte pikërisht plaku të cilin nuk e lejuan të ulej në kabinat e tyre. Plaku i urtë nuk pajtojë që të zbriste vetëm se në shoqërimin e familjes e cila i bërë vend që të ulej në mënyrë që mbreti të i shpërblente vetë.
Mbreti u pajtua që ti nderonte, i mori dhe i vendosi në hotelin mbretërorë për tri ditë, familja u kënaq duke shijuar pamjet e mrekullueshme të kështjellës mbretërore, duke shijuar gostinë, dhuratat dhe mikpritjen mbretërore ndërsa njerëzit kishin humbur shumë, ata të cilët nuk deshën ta lejonin plakun që të ulej me ta kishin humbur shumë.
Tani, pasi u kënaqëm me shoqërimin e këtij tregimi mbresë lënës, dua të ju pyes se a e keni kuptuar se kush ishte plaku i urtë apo jo?? Dhe pse në fillim ju thash se ky tregim është shumë specifik për secilin prej nesh dhe se të gjithë ne e kemi jetuar këtë ndodhi.
E dijë se të gjithë ju e njohët atë, dhe e kuptuat qëllimin tim nga ky tregim. Plaku i urtë nuk është askush tjetër pos kësaj feje, dhe udhëtarët e trenit jemi të gjithë ne të cilët nuk kemi dëshirë të qëndrojmë afër fesë duke rënë kështu nën ndikimin e preokupimeve të kësaj bote dhe cytjeve të djallit të mallkuar i cili mundohet të na largojë nga kjo fe. Djalli sado që të mundohet të na largoje nga kjo fe, dhe sado që të mundohet të na bëjë këtë fe si të padobishme dhe jo të mirë, ai nuk do të mund të ia arrijë qëllimit nëse ne i mbështetemi Allahut xh,sh.
Ah, sa e mirë është përpikëria në fe por ja që ende janë fëmijë dhe duhet ti lëmë që të marrin nga kënaqësia e lojës dhe dëfrimeve në mes tyre e kur të rritën edhe pak atëherë do të i përmbahen kësaj feje !! Ah, sa e mirë është kjo fe por ja që ata janë student dhe janë të zënë me mësime dhe provime andaj leri vetëm të mbarojnë dhe mandej do të fillojnë të e praktikojnë këtë fe. Ah, sa e mirë është përpikëria në fe por ja që ne ende jemi në muajin e mjaltit dhe po sa ta përfundojmë do të i përmbahemi kësaj feje. Apo, jemi të zënë me planet jetësore, tani sapo kemi hapur biznesin dhe vetëm sa të forcohemi pakëz dhe menjëherë do ti kthehemi fesë dhe obligimeve të saj. Feja është shumë e mire dhe që nesër do të filloje të i përmbahem, por ne nuk po e realizojmë at që jemi obliguar të e përmbushim për këtë arsye ne po dështojmë në ndërtimin e të ardhmes në këtë botë e po ashtu edhe në të ardhmen. Jeta po kalon e ne ende jemi duke u menduar, nesër do filloje... do fillojë vetëm sa të mbaroje shkollën... do filloje me mbarimin e studimeve... ja vetëm të martohem dhe menjëherë do të filloje... vetëm të gjeje një pune dhe menjëherë do të filloje... vetëm sa... vetëm sa...
Jeta po kalon ndërsa ti ende po mendon, ende nuk po ja fillon...
/mesazhi/Artan Musliu/