Mbreti i Bahrejnit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila duhet të fillojë menjëherë dhe do të zgjasë për tre muaj, ka raportuar televizioni shtetëror.
Njoftimi vjen pas protestave disa javore, transmeton BBC.
Shefi i forcave të armatosura është autorizuar të përdorë të gjitha masat për “mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe qytetarëve të tij”, thuhet në njoftimin e mbretit.
Dje, rreth 1 mijë ushtarë nga Arabia Saudite dhe 500 të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur në Manama me ftesën e qeverisë./koha/