Qeveria siriane pas presionit të madh nga protestuesit, të martën pranoi propozimin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme e cila në fuqi është që prej 48 vjetëve, njoftojnë mediat. Mirëpo State Departmenti amerikan dyshon se reformat e reja do ta qetësojnë situatën. Është e qartë se amerikanët dëshirojnë largimin e presidentit sirian.
Agjencia e lajmeve shtetërore siriane ‘sana’ njoftoi se qeveria ka ratifikuar propozimligjin të cilin duhet ta nënshkruaj presidenti sirian Bashar Asad.
Përveç kësaj, është mbyllur edhe Gjykata e Sigurisë së Shtetit, e cila merrej me gjykimin e të burgosurve politikë dhe është miratuar një ligj i ri që lejon protestat paqësore.
Ligji u pranua pas presionit të madh nga protestuesit të cilët u inspiruan nga ‘pranvera arabe’ në Tunizi dhe Egjipt.
Edhe pse qeveria hoqi gjendjen e jashtëzakonshme, protestat ende po vazhdojnë. Njoftohet se protestuesit kërkojnë largimin e presidentit sirian, ndërsa qeveria thotë se protestat janë të nxitura nga radikalizmi mysliman