I dërguari i OKB-së për Sirinë Lakhdar Brahimi ka thënë se pas bisedimeve me presidentin sirian Bashar al-Asad, situata është"shqetësuese" dhe se nuk ka asnjë shenjë të përparimit drejt një zgjidhjeje të negociuar.
"Situata në Siri është ende shqetësuese dhe ne shpresojmë se të gjitha palët do të shkojnë drejt zgjidhjes të cilën e dëshiron populli sirian," tha Brahimi pas takimit të tij me Bashar Al Asadin të hënën.
I dërguari i OKB-së për Sirinë tha se ai dhe Presidenti Asad shkëmbyen pikëpamjet mbi krizën dhe u diskutuan hapat e mundshëm për zgjidhjen e konfliktit.
Brahimi ka bërë pak përparim në këtë drejtim që prej fillimit të punës së tij në shtator, kryesisht për shkak se të dyja palët me refuzonin me ngulm që të bisedojnë me njëri-tjetrin.
Regjimi i Asadit është e dominuar nga anëtarët e sektit Alevit, sekt ky pakicë në Siri.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha