islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet Ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
63 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 63 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet Ditore Empty96%Lajmet Ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet Ditore Empty1%Lajmet Ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet Ditore Empty2%Lajmet Ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet Ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptyTue 21 Sep 2010 - 10:36

Lajmet Ditore %28u59u%29terry%20jones


Gjobë pastorit që deshi të digjte Kuranin

E marte 21 Shtator 2010 12:43

Pastori amerikan, Terry Jones, i cili kishte kërcënuar me djegien e Kuranit në ditën e njëmbëdhjetëvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, do të duhet të paguaj një gjobë prej 180.000 dollarësh për paralajmërimin e bërë.

Gjoba parasheh mbulimin e shpenzimeve që kishte policia e Floridës, kjo pasi ajo për më shumë se një muaj ishte në gjendje gatishmërie dhe ka përgatitur plane të veprimit në rast të realizimit të kërcënimit, shkruan të hënë e përditshmja “Telegraph”.

“Ishte ky një operacion i madh policor, në të cilën kanë marrë pjesë më shumë se 286 të punësuar”, ka raportuar për CNN përfaqësuesja e policisë në Florida, Charny Sen./koha/






Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Robert_Gates_555095405
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts është i shqetësuar për planet ruse që t’i shesë sisteme armatimi anti-raketore Sirisë.
Pentagoni njoftoi se Gejts e ka diskutuar këtë çështje me homologun e tij izraelit, Ehud Barak. Izraeli, që është në kufi me Sirinë, e kundërshton vendimin e Rusisë.
Të njëjtin shqetësim Gejts e ngriti dhe në takimin me ministrin e mbrojtjes së Rusisë gjatë vizitës që ai i bëri Uashingtonit javën e kaluar./REL/


Edituar për herë të fundit nga Admin në Tue 21 Sep 2010 - 18:09, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Thaçi takohet me Eshton   Lajmet Ditore EmptyTue 21 Sep 2010 - 10:45

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=thaci_121444494
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Nju Jork me shefen e diplomacisë evropiane Kethrin Eshton. Në takim u diskutua lidhur me hapat e mëtejshëm që do të merren për bashkëpunimin mes Kosovës e Serbisë. Kryeministri Thaçi bashkëpunimin ndërshtetëror me Serbinë e ka cilësuar si fillimin e një kapitulli të ri për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Baronesha Eshton, sipas zyrës së kryeministrit kosovar ka inkurajuar gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për të biseduar me qeverinë e Serbisë. Kjo qasje e komunikimit është në interes të të gjithëve dhe i hap perspektivë zhvillimore rajonit, u shpreh baronesha Ashton në takim. /REL/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Ivanov: Maqedonia shënon përparim, e pengon bllokada nga Greqia   Lajmet Ditore EmptyTue 21 Sep 2010 - 10:50

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Ivanov_987460550

Maqedonia ka arritur përparim të madh në realizimin e qëllimeve shekullore në zvogëlimin e rreziqeve shëndetësore dhe zgjerimin e arsimit, avancimin e ambientit jetësor, por përparim më të vogël shënon në fushën e varfërisë dhe të partneritetit për zhvillim, që i përket faktit që fqiu i saj i parë, anëtar i BE-së e pengon në zhvillimin ekonomik, theksoi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e Samitit të Qëllimeve zhvillimore shekullore, që po mbahet në kuadër të Asamblesë së 65-të të përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.
"Ka edhe sqarim pse është përparimi i pamjaftueshëm në këto segmente. Për shumë të pranishëm edhe këtu në këtë sallë është e çuditshme të dëgjojnë se pjesërisht shkaqet për zhvillimin jo-përkatës duhet të kërkohen në procedurat e një vendi anëtar të BE-së dhe NATO-s. Për fat të keq duhet t'ju tregoj se Republika e Maqedonisë është e penguar në zhvillimin ekonomik, nga fqinji i tij i parë. Kemi problem të imponuar rreth emrit të vendit tim, i cili përveç në planin politik, na krijon implikime serioze në zhvillimin ekonomik, në tërheqjen e investimeve të huaja, diçka që mundet drejtpërdrejtë ta zvogëlojë varfërinë dhe papunësinë", theksoi presidenti Ivanov.
Shefi i shtetit potencoi se Maqedonia 15 vjet pas embargos së parë tregtare nga Republika e Greqisë përballet me bllokadë të re, e cila nuk i ka karakteristikat e embargos nga vitet e 90-ta, por megjithatë i ka pasojat e njëjta.
"Është fakt se Republika e Greqisë është një nga investitorët më të mëdhenj në Republikën e Maqedonisë, por gjithashtu është fakt se me bllokadat në proceset integruese, indirekt na bllokohet tërheqja e investitorëve dhe e investimeve të huaja. Por, ne nuk jemi të dekurajuar. Besojmë se së shpejti me fqinjin tonë do të gjejmë zgjidhje, e cila do të na sigurojë të ardhmen evropiane dhe euroatlantike, ndërsa me këtë edhe mirëqenien për qytetarët tanë. Ne jemi të gatshëm për këtë", theksoi presidenti i Maqedonisë në fjalimin në Samitin për qëllimet zhvillimore shekullore. /MIA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Gruevski: deklaratat e përfaqësuesve grek radikale dhe shqetësuese   Lajmet Ditore EmptyTue 21 Sep 2010 - 17:20

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Gruevski_513540266



Zhgënjyese, radikale dhe shqetësuese. Kështu kryeministri Gruevski i interpreton deklaratat e ministrit të Jashtëm grek Dimitris Drucas. Ai këto ditë njoftoi se Greqia mbetet në pozitën e saj - emër me përcaktues gjeografik për përdorim të përgjithshëm, ‘madje nëse është e nevojshme, edhe ndryshimi i Kushtetutës‘.
“Ne do të mbetemi optimist, por nevojitet konstruktivitet edhe nga pala tjetër”, tha sot Gruevski, një ditë pasi ndërmjetësi Nimic vuri në dukje se kishte ndjenjë të shtuar të besimit midis Athinës dhe Shkupit.
"Deklaratat e dy-tri ditëve të fundit të përfaqësuesve grek të Qeverisë së ministrit Drucas si dhe të tjerëve janë shumë zhgënjyese dhe tregojnë se gjatë periudhës së kaluar shumë shpresa që i krijuan ishin të rrejshme, sepse përsëri dolën me pozicione deri në fund radikale", tha Nikola Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Dhe deri sa Gruevski qëndrimet e qeverisë së Papandreut i konsideron se janë më radikale se ato të paraardhësit të tij Karamanlis, grekët në Nju Jork bindin se problemi qëndron në palën maqedonase. Drucas pas takimit të mbrëmshëm me ndërmjetësin Nimic e akuzoi pikërisht kryeministrin e Maqedonisë.
“Gruevski zgjodhi që të mos marrë pjesë këtu në asamblenë e përgjithshme të KB-së ku kishte mundësi takim të drejt për drejt me kryeministrin grek”, tha ai pas takimit me diplomatin amerikan, duke e interpretuar këtë si mungesë të vullnetit të sinqertë për zgjidhjen e kontestit. Gruevski sot u përgjigj:
“Së pari në Nju Jork aspak nuk është caktuar takim i tillë me zotëri Papandreun. Së dyti ai mori ftesë të hapur kur dëshiron ta vizitojë vendin tonë dhe kur dëshiron në cilin do vend që i përgjigjet të takohemi, nëse vlerëson se me këtë takim do të mund të ketë njëfarë përparimi”, deklaroi Gruevski.
Akuzat e këtilla më të ashpra mes Shkupit dhe Athinës pasojnë paralelisht me vlerësimet e Nimicit i cili porositi se ka zhvillim pozitiv dhe se kontesti mund të zgjidhet me dialog midis udhëheqjeve të dy vendeve. Mirëpo ndërmjetësi theksoi se tani nuk është koha për propozimin përfundimtar rreth emrit. Frosina CvetkovskaLajmet Ditore Moz-screenshot-1Lajmet Ditore Moz-screenshot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Kabul: Nga rrëzimi i helikopterit vdesin 9 ushtarë   Lajmet Ditore EmptyTue 21 Sep 2010 - 17:22

Lajmet Ditore %28u40u%29helikopter%20300110
Kabul: Nga rrëzimi i helikopterit vdesin 9 ushtarë

E marte 21 Shtator 2010 8:57

Nëntë ushtarë të NATO-s, që janë pjesë e misionit në Afganistan, kanë humbur jetën dhe katër u plagosën nga rrëzimi i një helikopteri.

Aksidenti ndodhi në jug të Afganistanit dhe burimet e forcës shumëkombëshe thanë se nuk ka pasur luftime me afganët në zonën e incidentit. Hetimet po vazhdojnë për gjetjen e shkaqeve të rrëzimit të helikopterit.

Me viktimat e fundit numri i ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë në Afganistan gjatë këtij viti ka shkuar në 529.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Pakistan, autobusi bie në lum, 15 fëmijë humbin jetën   Lajmet Ditore EmptyTue 21 Sep 2010 - 17:52

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Mbulim___Pakistan_677552314



Së paku 15 fëmijë vdiqën sot pasi autobusi me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lumin Xhelum në pjesën pakistaneze të Kashmirit. Sipas mediumeve vendore, janë nxjerrë trupat e të paktën dhjetë fëmijëve nga gjithsej 25 të cilët ishin në autobus, kurse pesë janë nxjerrë të gjallë. Prindërit të cilët së shpejti erdhën pranë lumit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shkak se autobusi ishte plotësisht nën ujë, kështu që shumë kohë u detyruan që ta tërheqin me litarë. Në Pakistan, muajin e kaluar, kishte një aksident të ngjashëm me ç’rast humbën jetën 52 persona. Atëherë autobusi ra në lumin Gijari po ashtu në Kashmir. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: BFI kërkon "Ndihmë kundër islamit radikal"   Lajmet Ditore EmptyTue 21 Sep 2010 - 18:00

Lajmet Ditore %28u59u%29Sulejman_rexhepi_
BFI kërkon "Ndihmë kundër islamit radikal"
Në Maqedoni Bashkësia Fetare Islame ka kërkuar ndihmë nga përfaqësuesit e huaj dhe subjektet politike kundër siç tha “vehabistëve radikalë”. Autoritet thonë se po ndjekin situatën në terren.

E marte 21 Shtator 2010 13:14

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni, Efendi Suleman Rexhepi në Shkup, kërkoi ndihmë për siç tha përballjen me vehabistët radikalë.

Efendi Rexhepi në një konferencë për shtyp, pas një takimi me imamët që veprojnë në diasporë i kërkoi ndihmë subjekteve politike dhe përfaqësuesve të huaj, sidomos SHBA-ve dhe BE-së.

“I bëjmë thirrje partive politike shqiptare, Qeverisë, institucioneve shtetërorë si dhe të gjitha subjekteve të akredituara në Maqedoni në veçanti Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe asaj të Bashkimit Evropian me seli në Shkup, që të përkrahin Institucionin e BFI-së dhe të marrin masa të duhura kundër këtyre individëve radikal, qëllimi i të cilëve është dëmtimi i Islamit si fe”, tha Efendi Suleman Rexhepi, kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni, institucioni që rregullon jetën e komunitetit Mysliman.

Deklaratat e tij vinë, pasi më herët në media ishte njoftuar se disa xhami në Shkup kontrollohen nga grupe që predikojnë islamin në mënyrë të ndryshme nga ai tradicional në Shkup.

Kjo është hera e parë që zyrtarët e Bashkësisë Fetare Islame bëjnë apel për ndihmë ndaj atyre që cilësohen si predikues të islamit radikal. Më herët Bashkësia Islame e Maqedonisë mohonte që në Maqedoni veprojnë struktura të tilla./bbc/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Fuere, regjistrimi i popullsisë i besueshëm nga të gjitha etnitetet   Lajmet Ditore EmptyTue 21 Sep 2010 - 18:02

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=fuere_2_636853139_355904045



Euro-ambasadori Ervan Fuere është optimist se regjistrimi i popullsisë që do realizohet vitin e ardhshëm, do të jetë bëhet transparent dhe i besueshëm nga gjithë etnitetet. Fuere po ashtu ka komentuar edhe marrëdhëniet ndëretnike të cilat sipas tij janë të përmirësuara por ka theksuar rëndësinë që ka për Maqedoninë implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Këto komente Fuere i bëri gjatë vizitës që ka zhvilluar sot në Komunën e Tetovës.
“Ne jemi të inkurajuar nga hapat që i bën qeveria dhe Enti i Statistikave rreth përgatitjeve paraprake për mbajtjen e regjistrimit dhe ne jemi të bindur se ky proces do të zhvillohet në mënyrë shumë transparente dhe do të ketë besueshmërinë e të gjithë qytetarëve, do të ketë besimin e të gjithë përkatësive etnike dhe ne si BE së bashku me Entin statistikor do të jemi të përfshirë sikur edhe në regjistrimet që mbahen dhe do të mbahen në shumë vende tjera të rajonit. Besoj se do të jemi të kyçur në dhënien e përkrahjes edhe në regjistrimin këtu në Maqedoni”, deklaroi Ervan Fuere, ambassador i BE-së. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Projekt-ligji për regjistrimin e popullsisë hyri në procedurë kuvendore   Lajmet Ditore EmptyWed 22 Sep 2010 - 0:33

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Gjylten_1_993930729
Demokracia e Re thotë se regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 nuk do të pasqyrojë numrin real të popullsisë. Këto vërejtje, partia e Selmanit i bazon në përfaqësimin joadekuat të etnive në entin për statistikë, dhe në marrëveshjen paraprake mes partnere të koalicionit lidhur me përqindjen e etniteteve që do të dalin nga ky regjistrim.
“Ajo që është fatkeqësi që e dëgjojmë herë si spekulim e herë si lajm në media është se parterët e koalicionit paskan bërë marrëveshje se sa do të dalin përqindjet. Kjo është shumë e dëmshme për shkak se jemi dëshmitar se çdo marrëveshje që është bërë deri tash sidomos kur ka të bëj me çështjet ndëretnike gjithmonë kanë rezultuar në dëm të shqiptarëve. ...vet fakti që ka hapësirë për të manipuluar është shqetësues”, deklaroi Sulejman Rushiti, deputet i DR-së.
Por shumica parlamentare mohon të ketë një marrëveshje paraprake mes partnerëve të koalicionit dhe thekson se ligji i plotëson të gjitha standardet evropiane. Dyshimet e opozitës sipas VMRO DPMNE-së janë si rezultat i mos leximit të propozim ligjit.
“Nuk mund të kemi marrëveshje politike sepse ne nuk mund të improvizojmë një qytetar nëse nuk ekziston. Do të flasim shumë realisht. Ligji sillet për të pasur një regjistrim real në Maqedoni dhe për të pasur popullsi reale”, theksoi Tahir Hani deputet i BDI-së.
“Unë me të vërtetë nuk e di, më tepër jam e bindur se nuk është i lexuar ligji e as që është bërë ndonjë krahasim e as që janë parë standardet që kërkohen nga ne si vend që dëshirojmë të bëhemi pjesë e BE-së. Kur do të krahasohen kërkesat që nga ne kërkohen nga ana e BE-së dhe cilat janë standardet ndërkombëtare dhe standardet e OKB-së, kur do ta shohin vlerësimin e Eurostatit të dhënë për ligjin, do t’a kenë të qartë se kemi ligj të vërtetë evropian”, kështu u shpreh Sillvana Boneva, deputete e VMRO DPMNE-së.
Opozita ka vërejtje edhe për periudhën e procesit të regjistrimit, pasi mendon se muaji korrik është koha e duhur. Megjithë këto deklarata, në seancën e sotme të komisionit për çështje evropiane nuk pati debat nga ana e përfaqësuesve të opozitës, përveç elaborimit të projekt ligjit nga e ministrit Mihajllo Manevski dhe dy deputetëve të shumicës. Gjyltene Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Francë, sulme të mundshme terroriste   Lajmet Ditore EmptyWed 22 Sep 2010 - 0:38

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Franca___Ivan_1_546482679
Pas alarmit që dhanë shërbimet sekrete, për sulme të mundshme të Al Kaidës mbi rrjetin francez të transportit, sot autoritetet policore gjetën në jug të Parisit një pako me një substancë të lëngshme, detonatori i së cilës lidhej me një fill. Mjeti shpërthyes u gjet në binarët ku kalonte një tren i shpejtësisë së lartë. Në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit nga personeli i hekurudhave, shkuan zjarrfikës dhe forca rendi. Policia nuk dha detaje të hollësishme, por tha se alarmi ishte fals. Mediat aludojnë se një deklaratë e tillë, mund të jetë bërë për të mos rritur panikun. Shërbimi sekret vazhdon të jetë vigjilent për sulme të mundshme terroriste, të cilat betë ministri i brendshëm, i quajti publikisht ‘kërcënime reale’. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Iran, vriten tre trafikantë droge   Lajmet Ditore EmptyWed 22 Sep 2010 - 0:41

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Burgu_830436383
Tre trafikantë droge u varën sot në burgun e Yazd në qendër të Iranit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve 'Isna', e cila nuk bënte publike identitetet e viktimave. Vetëm dje u ekzekutuan 2 trafikantë të tjerë droge, si dhe një vrasës. Ekzekutimet me varje u kryen në burgun e Kazeronit. Irani është një nga vendet që aplikon dënimet kapitale, kryesisht me varje, ndërkohë që për krime nderi, kryesisht të kryera nga gratë aplikohet vrasja me gurë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet Ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: