Të paktën 132 persona janë vrarë në të gjithë Sirinë sot, në mesin e tyre katër fëmijë dhe pesë gra përcjell komiteti kordinues lokal.
Kjo është dita e katërt me radhë që po zhvillohen beteja të ashpra mes forcave qeveritare dhe opozitës rreth aeroportit ndërkombëtar në Damask.
EgyptAir njoftoi se do të rihapë fluturimet gjatë ditës në aeroportet në Damask dhe Halep.
Drejtori i kompanisë, Rushdi Zekaria thotë se vendimi u mor pas koordinimit me ambasadën Egjiptiane në Damask dhe me zyrën e EgyptAir në Siri.
Incidenti më i rëndë ndodhi sot në qytetin e Homs, ku të paktën 15 vetë u vranë dhe 24 u plagosën në një makinë bombë, raporton media shtetërore Siriane.
Makina shpërtheu pranë një xhamie, dhe shumë ndërtesa aty pranë janë shkatërruar, përcjell agjencia e lajmeve Sana, duke kujtuar se Humsi ishte shpesh një fushë betejë mes regjimit dhe forcave të opozitës që nga shpërthimi i trazirave 20 muaj më parë.
Aktivistët e opozitës thonë se ata frikësohen se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më e lartë për shkak të faktit se ka të lënduar që janë në gjendje kritike ..
Ushtria e regjimit ka vazhduar edhe sulmet ajrore në qytetin verior të Halepit, dhe Damaskut me rrethinë, në mënyrë që të ruajë kontrollin e kryeqytetit.
Sipas të dhënave nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, konfliktet në vend kanë marrë jetën e më shumë se 41.000 njerëzve nga shpërthimi tyre në mars të vitit të kaluar.
/mesazhi/Sh.Hulaj