MILINGONA SHEMBULL PËR ÇDO NJERI
Milingona është prej krijesave më të fuqishme në tërë universin edhe pse nuk mund të duket në syrin e dikujt si e tillë. Përmendet se ajo bartë shtatë herë më tepër se pesha e trupit të saj.
Ajo është në gjendje të bartë peshën e trupi të saj dhe ngarkesën mbi trup në degë të lisave duke qenë me trup poshtë por mbahet me duart e saj të fuqishme.
Është shumë e vendosur në parimet e saj duke i quar deri në skaj punët e saj pa hequr dorë asnjëherë.
Shkaqe këto për të cilat Allahu në Kuran ka emëruar një sure të tërë me emrin e milingonës për të kthyer njerëzit shikimin nga ky insekt i vogël por me shumë parime dhe qëndrime serioze.
Kurse njeriu bartë shumë më pak se milongona, ai në kushte normale mund të bartë sa gjysma apo se pesha e tij trupore. Në raste të caktuara edhe më shumë por jo shtatë herë.
Elefanti bartë tri herë më shumë se pesha e tij trupore jo më tepër.
Prandaj nuk di të ketë krijesë e cila bartë më shumë se milingona.
Milingonat gjithashtu janë shoqëruese e humane të cilat nuk lejojnë e as pranojnë të jetojnë në vetmi, të gjitha punojnë në grupe dhe kanë rregullore që nuk i shkelin assesi.
Përmendet në Kuran se Sulejmani alejhi selam kur kaloi pran një grupi milingonash ai e dëgjoi njërën prej tyre se si i lajmëronte shokët dhe shoqet e saj që të largoheshin prej rruge që të mos i shkelte Sulejmani pa i parë. pra janë humane dhe e duan njëra tjetrën.
Asnjëra nuk bën hile e as dredhi në punë duke u munduar që punën e vet t'ia ngarkoj tjetrës.
Kanë shtëpi të mëdha dhe me koridore të shumta bile edhe aso emergjente për raste rreziku.
Përmendet se një dijetar kur ishte i vogël nuk pati sukses e as kishte vullnet të duhur për të mësuar tek hoxha dhe kështu u largua nga mësimi për tu kthyer tek familja. Gjatë rrugës duke ecur u ul nën hijen e lisit dhe aty e pa se si një milingonë po bartte një peshë shumë të rëndë duke e dërguar lart në lis. Gjatë ecjjes ajo u rrëzua poshtë dhe i ra edhe ushqimi. Shkoi prapë tek ushqimi dhe e mori për të vazhduar rrugëtimin, e njëjta gjë i ndodhi gjashtë herë por milingona nuk dorëzohej derisa herën e shtatë arriti ta dërgonte ushqimin në strofullën e vet.
Ky djalosh i ri pasi pa vendosmërinë e milingonës mendoi me vete se edhe ai duhet kthyer prapë tek hoxha e të mos dorëzohej derisa të arrijë qëllimet e veta.
U kthye në mësim dhe i tregoi mësuesit për rastin e ai u gëzua shumë.
Kështu nxënësi vazhdoi të mos dorëzohej kurrë derisa arriti të bëhej dijetar.
Pra mësoi nga vendosmëria e miliingonës.
Kështu neve duhet të mësojmë nga kjo krijesë e Zottit të cilën ndoshta nuk e çmojmë sa duhet.
Mos të na habitë forma e saj e vogël por puna e saj e madhe sepse me punë, përkushtim e vendosmëri njeriu çdo gjë mund të arrijë me kusht që të ketë vullnet e vendosmëri pa marrë parasysh figurën, peshën trupore, apo vetitë e tjera fizike.
Prandaj lind pyetja: A jemi sikur milingona?
Allahu kot nuk e quajti një sure të plotë me emrin milingona e cila është më e gjatë shumë herë se sureja tjetër me emrin "Njeriu"
Allahu e di më së miri !
Lulzim Mehmet Susuri
04/3/2012