Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Prezantuesi i BBC fle në lajme Sun 11 Mar 2012 - 12:09 | |
| Dita e premte, për shumë punonjës është një ditë e lumtur, pasi është e fundit përpara pushimit të fundjavës. Megjithatë, një prezantues i “BBC”-së do ta ketë të vështirë të shpjegojë me lodhjen e javës dhe entuziasmin për pushimet, faktin që u kap duke fjetur në studion e lajmeve. Simon McCoy ishte duke drejtuar edicionin e mëngjesit së bashku me një bashkëprezantuese, kur pas një materiali disa minutësh filmik, në rikthimin në studio të kamerave, ai u pa i shtrirë mbi tryezën e tij duke pushuar. Më pas, 50-vjeçari kërkoi ndjesë në rrjetin shoqëror “Twitter”. “Ishte një moment qetësimi që nuk duhet të kishte dalë në media. Nuk e dija që kamerat kishin filluar transmetimin”, shkruajti McCoy. Prezantuesi ishte bërë edhe përpara dy vitesh objekt i një tjetër gafe të “BBC”, por këtë herë pa vullnetin e tij. Atëherë, një tjetër prezantues doli në transmetim të drejtëpërdrejtë duke i bërë një gjest ofendues McCoyt. | |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Prezantuesi i BBC fle në lajme Sun 11 Mar 2012 - 15:31 | |
| Ehh medet po hajt ate e ka zen gjumin , por , kjo kolegia pse si ka tregu qe jan duke inqizuar kamerat ?! ( apo edhe BBC-ja don te hyn ne boten e kurioziteteve )....Sipas mendimit tim BBC-ja duhet urgjentisht ta dergon ne penzion Simon McCoy :)) | |
|