Një nga nxënësit që kryente shërbimet personale të Davud Tai (nxënës
i Ebu Hanifes), i tha një ditë atij:
“Poqa pak mish, a nuk po urdhëroni?Dhe meqë mësuesi heshti, shkoi dhe e solli mishin.
Mirëpo Davud Tai, duke parë mishin që ia kishin vënë para, e pyeti:
“Ç’lajmë ka nga filan jetimi, biri im?”Duke hequr një ofshamë të heshtur si për të treguar se s’ishin në
gjendje të mirë, iu përgjigj:
“Siç e dini edhe ju.Kurse Davud Tai i tha:
“Atëherë këtë mish dërgojua menjëherë atyre!”Nxënësi i sinqertë i cili dëshironte që ushqimin e përgatitur ta
hante mësuesi, këmbënguli.
Por Davud Tai s’e pranoi:
“Biri im! Po ta ha unë këtë mish, del jashtë e bie poshtë, kurse po ta
hanë jetimët, ngjitet në Arshin e lartë!”MesazhiMëshira është një margaritar hyjnorë i përhapur një tërë gjithësinë.
Kurse zemra e robërve të devotshëm të Zotit është një thesar i
pashtershëm i mëshirës. Ata lënë mënjanë interesat dhe kënaqësitë e
kësaj bote, të cilat në sytë e tyre ushqejnë egon. Ata janë të
interesuar për fitimet që ushqejnë shpirtin dhe zbukurojnë sjelljet.
Fitimet më të çmuara që mund t’i shtyjë njeriu në dorë në këtë botë,
janë vetëm këto akte të mira. Kurse fitimet e tjera janë amanete të
përkohshme që rikthehen një e nga një.