Bashkimi Evropian ka gjobituar me 1.49 miliard euro kompaninë Google për konkurencë të padrejtë.
Kjo është hera e tretë që blloku evropian ndëshkon gjigantin global të internetit.
Bashkimi Evropian ka thënë se shërbimi reklamues i Google, AdSense, ka kufizuar ilegalisht paraqitjen e disa reklamave të kompanive rivale.
Shërbimi AdSense është ndërmjetësues në mes të reklamuesve dhe pronarëve të faqeve online, duke lejuar paraqitjen e reklameve në faqet përkatëse.
“Sot, komisioni ka ndëshkuar Google me 1,49 miliard euro gjobë për keqpërdorim të pozitës së saj dominuese në treg”, ka thënë komsionarja e Bashkimit Evropian për Konkurencë, Margrethe Vestager, shkruan rel.
Kjo është hera e tretë që blloku evropian ka gjobitur kompaninë Google
Kjo kompani ishte ndëshkuar më 2.42 miliardë euro më 2017 dhe një tjetër gjobë prej 4.34 miliardë eurove më 2018.