A E DI HISTORINË E KËTIJ FËMIJE?
Ky fëmijë i është katër vjeçar, i cili së bashku me prindërit e tij jetojnë në Kanada. Ai pasi nuk kishte arritur të shkonte me babain e tij në xhami për ta falë namazin e xhumasë, pët ta zëvendësuar këtë namaz, mendoi në vete dhe pastaj filloi t’i mbledhë lodrat e tij, i vendosi pas vetes dhe u doli imam që së bashku të falen, sipas tij, namazin e xhumasë që i kishte ikur në xhami.
Gjest ky që tregon për shpirtdlirësinë e fëmijës karshi Zotit dhe dashurinë e tij për namazin me xhematë.
Këtë foto e kishte marrë nëna e tij dhe e kishte vendosur në internet me të cilën më vonë kontaktuan disa faqe interneti të "Facebook"-ut dhe kishin pyetur për të. Ajo ishte punëtore në një salon për rregullimin e hixhabit të grave muslimane, që kishin migruar në këtë shtet.
Kjo foto arriti rekorde të pëlqimeve dhe shpërndarjes së saj me numra marramendës. Për shkak të saj disa faqe filluan me projekte që kanë të bëjnë me mësimin e fëmijëve si të falen dhe rregullat tjera të fesë në përgjithësi.
Allahu na i bëftë edhe fëmijët tanë që do ta duan gjithmonë namazin me xhematë!