Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Coca Cola shkakton kancerin? Sat 17 Mar 2012 - 20:16 | |
| WebMD ka publikuar rezultatet e hulumtimit amerikan në të cilin është zbuluar prania e materieve kancerogjene. The Center of Science in the Public Interest (CSPI) që në shkurt të vitit të kaluar i ka dërguar peticionin agjencisë Food and Drug Administration (FDA) për të ndaluar përdorimin e ngjyrave artificiale në pije, veçanërisht në llojet e popullarizuara të colës. Hulumtimet shtesë kanë treguar që llojet e popullarizuara të colës, duke përfshirë Coca-Cola dhe Pepsi përmbajnë kimikatet që japin ngjyrë dhe shije të karamelizuar. Megjithatë, nuk është fjala për përdorimin e karameleve natyrale, por përdoret kimikati 4 - metilimidazol (4-MI), i cili krijohet kur në procesin e prodhimit përfshihet amoniaku. Amoniaku me përbërjen e tij është jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin, ndërsa kimikati 4-MI, ka treguar efekt kancerogjen tek minjtë laboratorikë. Drejtori gjeneral i CSPI, Michael F. Jacobson, ka deklaruar se si "madje edhe në pijet dietike kemi zbuluar praninë e këtij kimikati, i cili gjendet në sistemin e çdo mikrogrami, çka është disa herë më shumë se sasia e lejuar". FDA shton që "janë të nevojshme më shumë hulumtime për t'u përcaktuar se sa në të vërtetë përdoret kimikati 4-MI në prodhimin e colës". Derisa CSPI paralajmëron përdoruesit për praninë e materieve kancerogjene, FDA i qetëson përdoruesit dhe pohon se si "përdoruesi duhet gjatë ditës të pijnë më shumë se një mijë gota cola për të arritur dozën e cila është e rrezikshme dhe të shkaktojë krijimin e kancerit".
WebMD po ashtu transmeton deklaratën nga ana e Coca - Cola Company se si "CSPI në mënyrë të papërgjegjshme lë të kuptohet që karamelja, që përdoret në prodhimin e pijeve tona, është e pasigurt dhe me këtë gjë ngrit shqetësimin e përdoruesve". Sido që të jetë derisa nuk përcaktohet veprimi i colës në shëndet, më mirë do të ishte që sa më shumë të jetë e mundshme të reduktoni konsumimin e saj, në fund të fundit, me apo pa materiet kancerogjene, është akoma e dëmshme në sasi të mëdha. | |
|