Coca Cola dhe Pepsi marrin vendim historik, ndryshojnë recetën sekrete të përbërësve.
Kompania Coca Cola njoftoi zyrtarisht se ajo do të ndryshojnë formulën sekrete të pijes freskuese, që shitet në mbi 200 vende të botës. Të njëjtin vendim e ka marrë dhe kompania konkurrente Pepsi.
Firmat prodhuese të pijes freskuese nuk pranojnë të vendosin paralajmërimin për rrezik kanceri që mund të shkaktojë një ngjyrues i përdorur në to prandaj do të ndryshojnë formulën.
Përbërësi kimik metilimidazol (C4H6N2), lënda që i jep ngjyrën kësaj pijeje të gazuar dhe që përftohet nga një trajtim i veçantë i sheqerit të zi, në formulën e re do të jetë prezent në një sasi katër herë më të ulët.
Prodhuesit e Coka Cola u detyruan të ndryshojnë formulën sekrete, pasi në California metilimidazoli është përfshirë në listën e lëndëve kancerogjene.
Sipas rezultateve të eksperimenteve laboratorike mbi kavjet (minj), lënda kimike në fjalë shkakton kancer, por ende nuk ka ndonjë provë, që vërteton se metilimidazoli përbën kërcënim për shëndetin e njeriut.
Megjithatë shteti i California ka vendosur që të mos lejojë tregtimin e ushqimeve apo pijeve që kanë si përbërës këtë element në sasi të larta. Kjo ka qenë arsyeja e ndryshimit të formulës për coca Cola dhe Pepsi për produktet e destinuara për në California dhe ndoshta ky ndryshim do të përfshijë të gjitha produktet e tyre.
Kompania Coca Cola ka deklaruar se ky ndryshim nuk do të vërehet aspak nga konsumatorët, dhe se nuk do të sjellë asnjë ndryshim në shijen e pijes së gazuar./balkanweb/