Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Shkencëtarët amerikanë: Alkooli shkakton kancer Sun 1 Jan 2012 - 21:15 | |
| Për herë të parë njerëzit e shkencës dalin hapur duke e klasifikuar alkoolin si një ndër shkaqet kryesore të kancerit.Një grup shkencëtarësh amerikanë nëpërmjet eksperimenteve të ndryshme kanë zbuluar se përbërësi thelbësor i alkoolit, etanoli, mund të shkaktojë kancerin e fytit, mëlçisë, gjinjve dhe zorrëve.
Sipas tyre, kur alkooli futet në organizëm, bëhet substancë kimike e ngjashme me formaledehidin. Kjo substancë mund të shkaktojë dëmtimin e ADN-së, si edhe të ndikojë negativisht në organe të caktuara.
Doktor Filip Bruks i Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA thotë se alkooli është klasifikuar si karcinogjen, Çdo substancë që është drejtpërdrejtë përgjegjëse për shkaktimin e kancerit quhet karcinogjen.
Studimet kanë treguar se 4 gota alkool në ditë shtojnë rrezikun e prekjes nga kanceri në gojë, mëlçi dhe zorrën e trashë. Edhe pirja e moderuar që llogaritet të jetë 1 gotë në ditë, për gratë mund të shtojë rrezikun për prekjen nga kanceri në gji. Rreziku është i njëjtë pavarësisht nëse personi konsumon birrë, verë, vodka etj.
Shqipëri renditet ndër vendet e para për konsumimin e pijeve alkoolike. Një studim i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti i Statistikave në Shqipëri, në të cilin u intervistuan 9 mijë persona, gra e burra nga mosha 15 deri në 49 vjeç, tregoi se, shqiptarët, meshkuj e femra kanë rritur dozat e alkoolit Referuar të dhënave të studimit, një në 3 gra ose (32 për qind ), ose 2 në 3 burra ose 65 për qind raportojnë se konsumojnë alkool dhe ata që konsumojnë shumë alkool në 12 muaj janë 30 për qind e grave dhe 63 për qind e burrave.
Më pak se 1 për qind e grave dhe 16 për qind e burrave pinë alkool deri në 5 ditë në javë.
E përditshmja “Telegraf” thotë se është hera e parë që studiuesit dëshmojnë se alkooli vetvetiu shkakton kancer. Rreziku më i madh u kanoset njerëzve në Azinë Lindore, pasi që 30 për qind e tyre nuk mund ta shndërrojnë alkoolin në acetat të parrezikshëm. | |
|