Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Era shkakton dëme materiale në disa komuna Sun 8 Jan 2012 - 20:14 | |
| Era shkakton dëme materiale në disa komuna Era e fortë, ka shkaktuar dëme materiale në disa komuna të Kosovës, por nuk raportohet për viktima. Kjo erë ka shkaktuar prishje të shumta edhe në rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Nga era e furishme është dëmtuar rëndë rrjeti elektrik në komunën e Pejës, duke qitur jashtë funksioni 12 dalje të tensionit të lartë dhe dukë lënë në terr më shumë se gjysmën e kësaj komune, ka dëmtuar çati shtëpish në Radavc dhe në Vitomiricë, kurse dëme më të mëdha ka shkartuar në komunën e Istogut, duke hequr pullaze të shumë shtëpive, duke bartë qoshqe dhe thyer shtylla elektrike. Pa çati ka ngelur edhe Stacioni i Policisë në Istog, të cilin era e hodhi në tokë. Sipas të dhënave të deritashme, për fat, nuk është raportuar për ndonjë viktimë. Nga era e fortë, mbrëmë, pas orës 17:00, shumë nga lagjet e qytetit të Pejës kanë ngel pa rrymë elektrike, duke iu shkaktuar telashe shtesë qytetarëve në këto ditë të ftohta të janarit. Sipas të dhënave të menaxherit të distriktit te KEK-ut në Pejë, Idriz Ibraj, komuna e Istogut është tërësisht në terr, pasi janë shkaktuar dëmet më të mëdha. Ai ka shtuar se në këtë komunë është shpallur gjendje emergjente dhe të gjithë punonjësit e këtij distrikti janë të mobilizuar në identifikimin e rrjetit të dëmtuar dhe për evitimin e defekteve të shkaktuara.Prishje të shumta në rrjetin elektrikKEK-u njoftoi të shtunën se janë dëmtuar shtylla të shumta dhe asete të tjera të rrjetit shpërndarës, gjë që ka shkaktuar çrregullime në furnizim me energji elektrike. Sipas KEK-ut, ekipet e saj të mirëmbajtjes, me staf të përforcuar, janë duke bërë çmos që prishjet të evitohen sa më parë dhe kanë punuar gjatë tërë natës e janë duke vazhduar edhe sot t’i evitojnë prishjet. Deri në këto çaste është raportuar për 28 prishje në distriktin e Prishtinës, nga të cilat janë rregulluar 8 sosh, në distriktin e Prizrenit kanë ndodhur 8 prishje (janë rregulluar 2); Në distriktin e Gjakovës 12 prishje (janë rregulluar 10), në atë të Mitrovicës ka pasur 21 prishje e janë rregulluar vetëm 3, në distriktin e Pejës 41 prishje, janë rregulluar 7, si dhe në distriktin e Gjilanit, ku janë paraqitur 19 prishje, kurse deri para pak kohësh janë rregulluar 5 sosh. Evitimi i prishjeve është duke vazhduar me intensitet të shtuar. | |
|