Paramendoni një njeri që i posedon të gjitha nevojat materiale, por që përsëri se ka shpirtin rehat.Me këtë nënkuptojmë se gjërat materiale nuk i mjaftojnë "shpirtit" të njeriut.Nuk mjafton edhe me kaq, ngushtimi i shpirtit mund të marrë edhe përmasa më të gjëra. Jam takuar me njerë që i posedojnë të gjitha gjërat, por përsëri thonë se "nuk gjeta asgjë që do të më bëjë të lumtur"...
Ashtu siç mund të kuptojmë edhe nga kjo më lartë, shpirti ynë kërkon edhe disa gjëra të tjera jashtë nevojave materiale...Shpirti vjen prej njërit nga atributet (emrat) e Zotit që ka të bëjë me jetesën dhe nëse nuk kompletohet me Islamin, ja mu atëherë fillojnë problemet tek njeriu.
Për shembull, kur më dhemb lukthi, kur të jem i nevrikosur apo kur të ndjehem keq për ndonjë arsye, menjëherë e marr një libër ( në të shumtën e rasteve përmbledhjen Risale-iNur) nga libraria ime, e lexoj dhe në këtë mënyrë: Mos i kam radhitur mkëto libra në krye të dhomës për së koti? Librat janë ilaçi im.Këtë ilaç unë ua këshilloj që të gjithëve...
Nëse njeriu do ta gjente qetësinë shpirtërore në pasuri, post, famë apo argëtim, do të thoshte kështu, "unë nuk kam nevojë për fenë".Për të mos e thënë këtë gjë, Zoti botë e ka bërë të mundur ta shëndërrojmë në xhennet, vetëm duke e jetuar Islamin.Shembujt e këtij lloji janë të shumtë....Për atë se si zakonet dhe huqet e papërshtatshme e bëjnë rob një njeri dhe se si e shkatërrojnë atë, mund ta shohim tek komshinjtë tanë, shokët dhe në jetën sociale.Për të mos rënë në këtë gjendje, ne duhet t`i lidhemi Islamit...
Një ditë jo fort moti isha duke kaluar nga stadiumi në lagjen Dollmabahçe.Çfarë të shoh, turma kishte dalë deri në xhade.Kishin hyrë në radhδ për një ndeshje që do të fillonte pas 9 orësh!...
Atëherë i thashë vetes: "Sikur edhe unë ta tregoja në adhurim këtë varshmëri që kanë këta njerëz ndaj fudbollit ..." Atë pamje e vështrova për një kohë të gjatë, vetëm për të nxjerrë mësim nga kjo.
Nuk e di nëse jua ka tërhequr vëmendjen: nëpër vende me plehra gjenden kuti konservash të hehdura.Në pjesën e dipërme të kutisë është e shënuar marka e prodhimit . Fjala "njeri", është brendia e saj,Unë disa njerëz i ngjasoj me kutitë e konzervave boshe, që janë hedhur në grumbullin e plehërave . Nëse njeriu është larguar nga vlerat shpirtërore, atëherë ai është shndërruar në një konservë që është e zbritur.
Shumica e njerëzve gjatë historisë së njerëzimit, botën e bukur sikur xheneti e kanë shndërruar në xhenent dhe kanë shkuar.Ashtu siç i merr stuhia plehrat nga toka edhe exheli (vdekja) i ka marrë ato dhe i ka çuar dhe pas tyre nuk lënë asnjë boshllëk.Nga njerëzit që jetojnë ngaqë nuk mund të vdesin dhe nga ata që nuk e kan kuptuar synimin e jetesës, njerëzimi gjithmonë ka qenë në rrezik. Zaten, gjëja më e rrezikshme është që njerëzit të cilët i takojmë, t`i pranojmë sikur të jenë fetarë.Mirëpo, ai që e përfaqëson Islamin, mund edhe të kumtojδ.Gjëja më e rëndësishme në përfaqësimin e Islamit është që të edukohemi me edukatën Islame.
Njeriu nuk është i përbërë vetëm prej epsheve, famës apo dobive materiale, që të kënaqet me kaq....Ata që e kanë bërë trurin si pleh të shkencës, ata që e kanë zemrën bosh, ata që e mbushin mendjen me bestytni dhe mendime mtë gabuara, ata që nuk mund ta gjejnë përgjigjen e vërtetë në pyetje: "Pse jam krijuar unë?", asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të jenë të lumtur!...
Në brendinë e tyre gjithmonë egziston një ndjenjë mungese.Identifikimi i makinës superiore, siç është njeriu, mund të bëhet vetëm me Islamin. Të gjithë ata që thonë se bota tashmë është bërë xhehennem, jam më se i bindur se po ta jetojnë Islamin siç duhet, bota do t`ju shndërrohet në xhenent.