Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan është kthyer nga vizita zyrtare në Pakistan, ndërsa në aeroportin Esenbog në Ankara e kanë pritur një numër i madh i njerëzve, njofton agjencia Anadolija.
Masa e njerëzve me një zë të lartë tregoi përkrahjen e madhe ndaj Erdoganit, ndërsa ai iu drejtua duke u thënë se Turqia do të vazhdojë në rrugën e suksesit që zgjat më shumë se 11 vjet.
“Gjithmonë kam thënë, për ne janë të mjaftueshme lutjet e Bosnjës, na mjaftojnë lutjet e Damaskut, Kajros, Bagdadit, Mianmarit dhe lutjet e gjysheve tona. Deri tani kemi qenë në shërbim të popullit, e jo sundimtarë të tij. Këtë rrugë edhe më tej do ta vazhdojmë”, porositi Erdogan.
“Ti je krenaria e Turqisë”. “Mos u përul”, “qëndro drejtë”, “lutjet tona janë me ty”, janë disa nga sloganet që dëgjoheshin më së shumti nga turma e njerëzve që ishin mbledhur në aeroport.