Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Erdogan behet president i Turqise | |
- Kryeministri turk Tajip Erdogan ka fituar sërish besimin e populit turk, pasi u zgjedh si presidenti i parë i republikës me votat e popullit. Erdogan ka falënderuar mbështetësit e tij, dhe theksoi se një epokë e re po lind për Turqinë. "Sot nuk është Rexhep Tajip Erdogan ai i cili fitoi këto zgjedhje, është vullneti kombëtar, demokracia, ajo që dëshmoi veten" tha Erdogan para qindra mijëra përkrahësve në fjalimin e tij të parë si president i zgjedhur. "Ne jemi duke mbyllur një epokë, dhe po nisim një epokë të re, një fillim të ri." "Sot vullneti kombëtar dhe demokracia kanë triumfuar sërish ... Sot, Turqia ka triumfuar sërish ... Presidenti u zgjodh me votim popullor, pengesat mes pallatit presidencial dhe publikut janë hequr," tha ai, nën brohoritjet e të pranishmëve. "Pikëpamjet tona politike, jeta, besimet dhe etnitë tona mund të jenë të ndryshme, por ne të gjithë jemi pasardhës të këtij vendi. Ne jemi të gjithë pronarët e këtij shteti ... Unë do ti përkrah të gjithë 70 milion turqit si president." Erdogan shtoi ai dëshiron të filloj një periudhë të re të pajtimit shoqëror si president. "Njerëzit që nuk kanë votuar për ne, që nuk na pranojnë dhe nuk na pëlqejnë, nuk kanë humbur këto zgjedhje. Ata kanë fituar edhe sot. Këtë e them nga zemra. Le të fillojnë një periudhë të re të pajtimit shoqëror sot dhe le të largohen diskutimet e vjetra të Turqsë së vjetër, "tha Erdogan, dhe i bëri thirrje popullit për të" krijuar një Turqi të forte, së bashku. " Votimi është parë si një gur themeli në politikën turke pasi turqit kanë zgjedhur presidentin e tyre nga një votim popullor për herë të parë në historinë e vendit. /mesazhi/:
| |
|