Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Erdogan: Kujdes nga propaganda ndaj Turqisë | |
- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, kërkoi sot më shumë kujdes ndaj lajmeve të pabaza, që publikohen nga disa institucione mediatike ndërkombëtare në lidhje me Turqinë. Duke theksuar se lajmet e pabaza janë një fushatë, që ushqehet nga rrethe të caktuara, kreu turk i shtetit deklaroi se i njëjti qëndrim pompohet në mënyrë keqdashëse edhe nga agjencitë e klasifikimit të kredive. Në kuadër të turneut të vizitave në dy vende të Baltikut, Presidenti Erdogan po realizon kontakte në Letoni. Pika kryesore e agjentes së vizitës është procesi i anëtarësimit të Turqisë me të drejtat të plota në Bashkimin Evropian. Gjatë kësaj vizite, ndërmjet Turqisë dhe Letonisë u nënshkruan edhe një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi. Krahas procesit të anëtarësimit të Turqisë me të drejtat të plota në BE, shanseve për bashkëpunim të mëtejshëm dhe marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike, tregtare e kulturore; në bisedimet ndërmjet palës turke dhe asaj letone u shkëmbyen mendime gjithashtu mbi çështjet më të nxehta rajonale dhe ndërkombëtare. Në përfundim të takimeve, që filluan menjëherë pas ceremonisë së pritjes në ndërtesën historike "House of Blackheads", ku Erdogani u prit nga homologu leton, Andris Berzins, Presidenti turk mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Letoni. Ai kërkoi më shumë kujdes ndaj lajmeve të pabaza, që publikohen qëllimisht nga disa institucione mediatike ndërkombëtare. Pasi tërhoqi vëmendjen se rrethe të caktuara po prodhojnë në mënyrë dashakeqe lajme të pabaza dhe të gënjeshtra në lidhje me ekonominë e Turqisë, Erdogani shtoi se “ekonomia turke vazhdon të rritet dhe fuqizohet pavarësisht fushatave dashakeqe në fjalë”. Estonia do të jetë stacioni i radhës në kuadër të vizitave zyrtare të Presidentit Erdogan në dy vende të Baltikut. /trt/:
| |
|