Erdogan ndau me liderët botëror hapat që duhen hedhur në Afganistan, Azerbajxhan, Krime, Siri dhe Irak.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë fjalimit të tij të mbajtur në samitin e NATO-s që organizohet në Uells shprehu qartë qëndrimin e Turqisë ndaj zhvillimeve në rajon.
Erdogan ndau me liderët botëror hapat që duhen hedhur në Afganistan, Azerbajxhan, Krime, Siri dhe Irak.
Duke e bërë të ditur se presin që në Afganistan të marr fund sa më parë procesi i zgjedhjeve presidenciale, Presidenti Erdogan tha se pas përfundimit të misionit të ISAF-it në Afganistan, Turqia nuk do të lë në duart e fatit popullin vëlla e mik të Afganistanit.
Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e komisionit të NATO-s për Ukrainën që u mbajt në nivel presidencial, Erdogan tha se Turqia do të vazhdoj me përkrahjen e saj të dhënë në drejtim të pavarësisë politike, tërësisë territoriale, sovranitetit dhe unitetit kombëtar në Ukrainë.
Duke rikujtuar se nuk do të njohin aneksimin e jashtëligjshëm të Krimes nga ana e Rusisë, Presidenti Erdogan gjithashtu vuri theksin se turqit tatarë janë të ekspozuar ndaj presioneve të ndryshme në këtë vend dhe në rëndësinë e përkrahjes së një zgjedhjeje politike të kësaj krize.
Erdogan nënvizoi se NATO-ja duhet ti përmbush zotimet e saj ndaj Azerbajxhanit, ndërsa shtoi se është shumë e rëndësishme që problemi i Karabakut të zgjidhet në kuadër të tërësisë territoriale të Azerbajxhanit.
Presidenti gjithashtu tha se është e nevojshme të hidhen hapat e vendosura përball dhunës që paraqet kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin rajonal në Irak dhe Siri.
Erdogan vuri theksin në nevojën e krijimit të një strategjie gjithëpërfshirëse ndaj organizatave terroriste të cilat përfitojnë nga kaosi në rajon i krijuar nga neglizhenca ndaj veprimeve të regjimit të Damaskut. /trt/