Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Erdogan në Paris: Është koha e pranimit të Turqisë në BE | |
- Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan kritikoi forcat ndërkombëtare të koalicionit për shkak se, siç thotë, luftojnë vetëm kundër organizatës terroriste ISIL dhe jo kundër regjimit sirian të Bashar al-Assad. "Para së gjithash, në këtë vend ekziston edhe regjimi i Bashar al-Assadit i cili haptas ushtron terror ndaj popullatës. Është e qartë që ekziston edhe ISIL, por edhe Assadi i cili kryen terror shtetëror", ka deklaruar Erdogan. Pas takimit me homologun francez, François Hollande në Paris, presidenti turk Erdogan tregoi për nevojën që ti kushtohet vëmendja vuajtjeve të civilëve, jo vetëm në Kobani, por edhe në qytete tjera të Sirisë. "Përse përmendet vetëm Kobani dhe jo Idlip, Hama, Homs. Përse askush nuk e përmend Irakun ku 40 për qind e vendit ndodhën nën pushtim? Në Kobani momentalisht nuk ka banorë. Rreth 200 mijë njerëz nga Kobani kanë ardhur në Turqi", theksoi Erdogan. Në fund u ndal në rrugën evropiane të Turqisë, duke theksuar se ka ardhur koha që Turqia të hyjë në Bashkimin Evropian. "Nëse Franca zhbllokon pesë kapituj në rrugën e pranimit të Turqisë në BE, ne do të arrijmë një progres të shpejtë drejt Brukselit. Tashmë 51 vjet jemi në pritje për të hyrë në BE. Është koha që pas 51 vitesh pritjeje, Turqia dhe BE-së të integrohen", ka thënë presidenti turk. /aa/:
| |
|